Komisioni i Integrimit opozitës?! Ish-deputeti: Këtë Rilindje nuk e shpëton ‘fija e kashtës’ as ‘gjethja e fikut’

E mërkurë, 27 Mars 2019 20:27

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar i lidhur me mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamenmtar të Integrimit në të cilën morën pjesë edhe deputetët e rinj të opozitës.

Shehu thotë se ka dëgjuar se drejtimi i këtij komisioni do ti jepet përsëri opozitës. Por ai argumenton se “opozita është me qytetarët në protesta e përpjekje për të shpëtuar demokracinë e pluralizmin tonë”.

Sipas tij “Dikush tjetër që mbasi është vetë-përcaktuar si “Zeusi” i diplomacisë sonë, kujton se është edhe “Zoti” i opozitës shqiptare duke përcaktuar me “skeptrin” e tij se cila pjesë e saj është “konstruktive” dhe cila jo!”.

Reagimi i plotë:

Kete Rilindje nuk mund ta shpetoje as “ fija e kashtes” e as “gjethja e fikut” nga “mbytja” prej te vertetes.

E kapur edhe mbas flokeve te saj per te “mbijetuar”, kjo Maxhorance kerkon te vendose cdo gje para vehtes per te fshehur realitetin lakuriq te saj, duke trasmetuar keshtu vecse imazhe komike.

Degjoj qe dikush deklaron se drejtimi i Komisionit te Integrimit do t’i jepet perseri opozites!

Ciles opozite?

Opozita eshte me qytetaret ne protesta e perpjekje per te shpetuar demokracine e pluralizmin tone.

Opozita nuk mund te emerohet as te tjetersohet, ate e ka caktuar elektorati se kush eshte ajo.

Dikush tjeter qe mbasi eshte vete percaktuar si “Zeusi” i diplomacise sone, kujton se eshte edhe “Zoti” i opozites shqiptare duke percaktuar me “skeptrin” e tij se cila pjese e saj eshte “konstruktive” dhe cila jo!

Dhe “cudite” vazhdojne…. per momenti vetem, se shpejt do tu vije fundi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...