Gjosha: Rama bie si Vuçiç, ”fshesa” në diplomaci për inat por pa analizë

E Enjte, 28 Mars 2019 09:00

Diplomacia shqiptare po përjeton një “valë pastrimi”, pasi ashtu duket vendimi i ministrit të Europës dhe Punëve të Jashtme në detyrë, Gent Cakaj, me shkarkimin e 20 diplomatëve. Për ish-ministren e Integrimit, Klajda Gjosha, kjo “fshesë” nuk mund të bëhet në një dorë as për çështje inatesh, pasi siç thotë, mungon analiza dhe maturia. Në një intervistë për “Koha Jonë”, ish-deputetja e LSI-së, e pyetur sesi do të vijojë aksioni opozitar dhe nëse qeveria “Rama 2” do të pranojë zgjedhjet e parakohshme siç ka bërë Presidenti serb, thotë se: “Protestat do të jenë të vazhdueshme deri në largimin e Ramës, që do të jetë vetëm fillimi i një ere të re mentaliteti dhe ndryshimesh në sistemin politik shqiptar”. E pyetur nëse LSI-ja i druhet një marrëveshje Rama-Basha, Gjosha thekson qartësisht se: “Marrëveshjet me Edi Ramën janë një kapitull i mbyllur. LSI-ja do të vazhdoj aksionin e saj në terren me strukturat dhe qytetarët e thjeshtë për t’i shpalosur atyre alternativën tonë”.

Një “valë pastrimi” po ndodh me shërbimin diplomatik. E shihni si sulm siç thuhet ndaj ish-ministrit Ditmir Bushati, apo proces të nevojshëm? Si njohëse e mirë e diplomacisë dhe dini rëndësisë e saj, për ju kjo “fshesë” në prag të marrjes së përgjigjes për hapje ose jo të negociatave me BE-në, si ndikon?

Diplomacia shqiptare duhet të jetë trupa e vlerave më të mira për të prezantuar Shqipërinë në botë. Fshesa e diplomacisë nuk mund të bëhet në një dorë as për çështje inatesh dhe as për çështje interesash. Çdo ndryshim në trupin diplomatik kërkon analizë dhe maturi. Pikërisht këtë virtyt nuk mund ta presë as nga një qeveri e papërgjegjshme dhe as nga njerëz që nuk e njohin diplomacinë. I kërkoj z. Cakaj të bëj publike dhe në transparencë të plotë arsyet e këtyre lëvizjeve që e kanë çuar atë drejt këtij vendimi.

Prej kohësh situata politike është e ndezur. Në Ballkan po shohim “stinë protestash”. Ndryshe nga situata në Serbi, aty ku Presidenti Vuçiç ka pranuar zgjedhjet e parakohshme, duket se qeveria “Rama 2” duket e pa shqetësuar nga protestat në rrugë. Si do ecni përpara dhe a keni ju mjete për ta detyruar Ramën për të dhënë dorëheqjen?

Këtë përshtypje të jepte edhe Presidenti Vuçiç në Serbi, se ai ishte i vendosur të mos tërhiqej dhe të mos e çonte vendin në zgjedhje të parakohshme por mesa duket presioni qytetar është më i fortë se karrigia dhe pushteti. Shumë shpejt edhe Kryeministri Rama do të duhet ta pranoj këtë. Protestat do të jenë të vazhdueshme deri në largimin e tij, që do të jetë vetëm fillimi i një ere të re mentaliteti dhe ndryshimesh në sistemin politik shqiptar.

Vendimi politik i LSI-së për protesta, a do të çojë drejt një aksioni edhe më radikal për largimin e kryeministrit Edi Rama? Cili është plani i LSI-së përtej kësaj situate, çfarë ndodh nëse PD shkon në një marrëveshje me Ramën?

Marrëveshjet me Edi Ramën janë një kapitull i mbyllur. LSI-ja do të vazhdoj aksionin e saj në terren me strukturat dhe qytetarët e thjeshtë për t’i shpalosur atyre alternativën tonë. Ne jemi të bindur që kjo është një betejë e drejtë, nga e cila përfitojnë vetëm qytetarët.

Sa e shqetësuar është LSI-ja për atë që quhet “shthurje” e kandidatëve të listave, të cilët po rendin shumë drejt Kuvendit për të zënë vendet që ju keni lënë bosh? I trembeni se zgjedhjet lokale mund të zhvillohen me këta deputetë që janë me këtë “opozitë të re”?

Opozita nuk mund të zgjidhet në mënyrë imagjinare dhe as të krijohet në mënyrë antiligjore. Shqetësimi ynë sot është i lidhur me krijimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ky objektiv mund të arrihet vetëm nëpërmjet një zgjidhje politike me një qeveri tranzitore, të përbërë nga njerëz me integritet, të palidhur me krimin dhe që gëzojnë besimin e qytetarëve shqiptar. Kjo është e vetmja mënyrë se si vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve.

Partnerët ndërkombëtarë janë shprehur skeptikë për vendimin e opozitës për djegien e mandateve, duke thënë se: “Vendimi i opozitës për të djegur mandatin ndikon në rrugën drejt BE-së”. Për opozitën është prioritet rrëzimi i Kryeministrit apo integrimi i vendit në BE, ku në qershor qeveria thotë se do të jepet lajmi për çeljen e negociatave?

Është e natyrshme që ndërkombëtarët të mos e kuptojnë dot realitetin e hidhur në Shqipëri sepse në vendet e tyre çdo akuzë do të gjente zgjidhjen te Drejtësia. Por në një vend ku drejtësia nuk ka funksionuar kurrë, ku pandëshkueshmëria quhet trimëri, ku nuk funksionon Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese, është e vështirë t’i zgjidhësh mosmarrëveshjet nëpërmjet ligjit. Shpesherë për të ndërtuar demokracinë, ne jemi të detyruar të ndërmarrim edhe akte ekstreme. Ndërkombëtarët nuk duhet të harrojmë që do të jenë gjithmonë në krah të shumicës së qytetarëve dhe kjo shumicë tashmë është në krahun e opozitës. Nuk duhet të jemi naiv kur diskutojmë për proçesin e Integrimit Europian.

Procesi ka kushte dhe kërkesa specifike ku të gjitha sot janë të parealizuara, shoqëruar me reforma fasadë që e kanë humbur besueshmërinë. Shqipëria vazhdon të endet mes çështjeve madhore që prekin demokracinë dhe stabilitetin, duke filluar me mungesën e shtetit të së drejtës, pandëshkushmërinë, mungesën e zgjedhjeve me standarte, mosfunksionimin e intiticioneve, dhunimin e tē drejtës pronës, administratën e politizuar, korrupsionin dhe krimin e organizuar. Nëse do të shohim situatën nga këndvështrimi i vendeve anëtare situata bëhet edhe më shqetësuese pasi secili vend ka problematika serioze në lidhje me Shqipërinë.

Franca përshembull është një nga vendet më strikte mbi problemin e azilkërkuesve, Hollanda përqëndrohet në çështjet e luftës kundër drogës dhe grupeve kriminale dhe kështu me rradhë në secilin vend anëtar do të gjenim kritere dhe kushte të pafundme që në thelb ngrenë problemin e mosfunksionimit të shtetit. Besoj që këto çështje e dëmtojnë më shumë se gjithçka tjetër procesin e Integrimit Europian.

Opozita kërkon qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme, sepse për ju nëse Rama qëndron në pushtet, nuk do të kemi zgjedhje të lira dhe të drejta në 30 qershor. Sa e mundur është që ato të jenë njëherësh dhe brenda 2019? Kur mendohet të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme?

Data e zgjedhjeve nuk ka rëndësi. Një gjë është e sigurtë që zgjedhjet do të jenë të parakohshme. Ka ardhur momenti për të pasur një garë të ndershme, ku palët të konkurojnë me ide dhe me program. Duhet të marrë fund koha e zgjedhjeve me të fortë, kriminel, oligarkë dhe njerëz që nuk përfaqësojnë asnjë interes qytetar dhe kombëtar. Kohajonë

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...