Vrasjet në Shkodër, Ulqinaku: As në 1997 nuk ka qenë kjo gjendje

Saturday, 30 Mars 2019 14:56

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Izmira Ulqinaku ka reaguar për vrasjen e vëllezërve Bilali në Shkodër. Ulqinaku shprehet se as në vitin 1997 nuk ka qenë kjo gjendje.

Ulqinaku thotë se Edi Rama e ka kthyer Shkodrën në skenë eksperimentale të krimit. Për të, pushteti i krimit po mbjell terror dhe pasiguria ka pushtuar jetën e qytetit verior dhe të qytetarëve. Ajo nënvizon se Rama po ndjell frikë e tmerr mbi Shkodrën, qytetin e artit e të kulturës.

Statusi i Ulqinakut:

Në Shkodrën e artit e të kulturës krimi është ai që dominon gjithçka. Pushteti i krimit po mbjell terror dhe pasiguria ka pushtuar jetën e qytetit dhe qytetareve.

As në 1997 nuk ka qenë kjo gjendje e kjo ndjesi frike. Shkodrën, Edi Rama dhe Rilindja e ka kthyer në parcelë eksperimentale të krimit.

Mllef dhe urrejtje politike po shfryn pa reshtur Edi Rama mbi qytetin tonë të dashur. Të thuash e ka shndërruar në Palermo është pak! Krimi dhe Rilindja janë bërë binom i pandarë në Shkodër.

Në këto vite në Shkodër të thuash ka shtet është njëlloj si të thuash ka ujë në shkretetirë. Për qytetin është i rëndë bilanci në 8 muaj, 11 të vrarë dhe dy të humbur dhe asgjë nuk është zbuluar.

Shkodra që ka eksportuar art e kulturë nuk mund të pranojë që Rilindja dhe Edi Rama ta imponojë të eksportojë kriminalitet. Shkodra të perbuz ty Edi Rama.

Djepi i kulturës shqiptare të ka refuzuar dhe të refuzon ty dhe Rilindjen tende.

Rama ik!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...