Si Rama e bëri lolo para ndërkombëtarëve të 'gjithëditurin' Cakaj, iu duk pozitiv raporti që e quan Shqipërinë vend të drogës

Saturday, 30 Mars 2019 16:52

Për herë të parë ën historinë e diplomacisë shqiptare një zëvendës Ministër i Jashtëm improvizon konferenca për shtyp për të komentuar gjetjet e Departamentit Amerikan të Shtetit i cili thotë se Shqipëria është vend burim i kanabisit, vend tranzit i Heroinës dhe Kokainës si dhe ka qeveri që nuk e lufotn korrupsionin.
Ndërsa shqiptarët e kuptuan drejt raportin që në të treja pikat nuk kërkon përkthim shqip-shqip, Edi Rama nxori si karagjoz zëvendësin e tij, të gjithë diturin Gent Cakaj për të bërë një përkthim të raportit.
I vetëdijshëm se nëse do ta mbante vetë konferencën do të bëhej një lolo para ndërkombëtarëve, Rama detyroi Cakajn të na mbushë mendjen se jo vetëm Shqip-ëria por edhe vendet e tjera të rajonit kishin komente negative.
Po çfarë i duhet një shqiptari për kritikat që merr kryeministri i Serbisë, Kroacisë, etj. Madje Gent Cakaj do të na kujtonte edhe shprehjen lapidare të Elisa SPiropalit se “ Ngjarje të tilla ndodhin në të gjithë botën dhe bëhen edhe filma”.
I gjithë fjalimi i stërzgjatur ishte një tentativë manipulimi i asaj që DASH ngrinte alarmin.
Gent Cakaj si zëvendës dhe Edi Rama si ministër i jashtëm i dekretuar janë përpjekur sot të manipulojnë ditën për diell raportin e rëndë të departamentit amerikan të shtetit për trafikun e drogës.
Gent Cakaj pa iu dridhur qerpiku ka thënë se kemi rritje të bashkëpunimit ndërkombëtar, ndërkohë që raporti thekson faktin se vendi ka arritur rezultate thelbësore në luftën kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar për shkak të përpjekjeve për integrim në BE.
Pra ato pak ndërhyrje që janë bërë janë nxitur nga policitë e vendeve të BE dhe SHBA.

Në një kohë kur raporti më i fundit i DASH e cilëson Shqipërinë si vend prodhimi dhe kalimi për drogën, leximi i tij nga qeveria është krejt i ndryshëm. Në mungesë të ministrit Sandër Lleshaj, ai që po bashkëbisedon me gazetarët për raportin e DASH është Gent Cakaj, zv.ministri për Punët e Jashtme dhe Europën.

Cakaj lexoi fjali nga raporti i DASH, aty ku në një farë mënyre vlerësohej puna e qeverisë, ndërsa për kritikat tha se qeveria e drejtuar nga Rama po lufton trashëgiminë e lënë nga të tjerët, pavarësisht se ka 6 vite që qëndron në pushtet.

Zv. Ministri pranoi se korrupsioni në Shqipëri është problem por sipas tij, ai nuk luftohet brenda ditës.

Madje Cakaj shkoi dhe më tej, teksa tha se në krahasim me vendet e rejonit që janë në bisedimet me BE, gjuha e përdorur në raportin e DASH për Shqipërinë është më shpresëdhënëse.

“Kemi rritje të bashkëpunimit ndërkombëtar, raporti thekson faktin se vendi ka arritur rezultate thelbësore në luftën kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar për shkak të përpjekjeve për integrim në BE.

Nuk kemi të bëjmë me mospërmbushje të detyrave, por angazhim e përparim drejt axhendës evropiane. Raporti afirmon se përkundër sfidave dhe vështirësive të shumta, Shqipëria është në moment pozitiv për rezultatet e marra në reformën në drejtësi, pra konfirmon se angazhimi i institucioneve të vendit në situatën aktuale nuk është zgjatim i tranzicionit disa dekadash.

Në vendet e rajonit shqetësimet janë më të thella sesa për vendin tonë. Një gjuhë e ngjashme në raportet për të drejtat themelore të DASh janë edhe për vendet e BE. Kjo nuk do të thotë se po gjejmë alibi, por se trashëgimitë historike janë esenciale për të kuptuar fenomenin. Shqipëria ndryshe nuk bëhet brenda ditës.

Kemi shembujt e rajonit që janë në negocim kritikohen me tone më të ashpra se kaq, edhe për shkak të paaftësisë për të adresuar problemet.

Raporti nuk është konstatim krize, por identifikim momentumi pozitiv dhe trendeve në rritje. Duhet theksuar se si mbyllet raporti, me mbështetjen e SHBA”, tha Cakaj në fjalën e tij para gazetarëve.

Departamenti i Shtetit thotë se tranziti i kanabisit si dhe i drogave të forta komandohet kryesisht nga elementë të krimit të organizuar që transferojnë droga të paligjshme nga vendet burim për në tregjet evropiane.

Vëllimi i konfiskimeve të drogës dhe arrestimet e lidhura me drogën në vitin 2018, thuhej në raport, ishin me rëndësi, të nxitura kryesisht nga bashkëpunimi i organeve ligjzbatuese me partnerët ndërkombëtarë, presioni ndërkombëtar në rritje dhe përpjekjet e Shqipërisë për të hyrë në Bashkimin Europian.

Raporti i DASH

Raporti vjetor i Departamentit Amerikan të Shtetit për Strategjinë e Luftës Ndërkombëtare Kundër Narkotikëve mund të cilësohet si dokumenti më i rëndë kundër qeverisë “Rama” që vjen nga institucionet ndërkombëtare. Raporti që u referohet shifrave të vitit 2018, jep vlerësimet më negative për dy shtyllat kryesore që analizon: trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të krimit të organizuar.

Për trafikun e drogës, dokumenti i SHBA thotë se “Shqipëria është vend kryesor për trafikun e narkotikëve”. Sipas DASH, në Shqipëri mbetet problem kultivimi dhe tregtimi i hashashit. Shqipëria ka shënuar përkeqësim në raport, në pikën që flet për drogat e rënda. Kështu në vitin 2018, sipas dokumentit amerikan, Shqipëria është kthyer në një pikë kalimi të rëndësishme për drogat e forta, kokainën dhe heroinën. Një fakt i tillë e klasifikon Shqipërinë mes vendeve kryesore në rajon që shërben si urë kalimi për kokainën që vjen nga Amerika Latine dhe heroinën që vjen nga Afganistani. Dokumenti thekson se trafiku i drogës që kalon në Shqipëria kryhet nga grupe të krimit të organizuar që verojnë në Europë dhe vende të tjera. Në këtë mënyrë, Shqipëria është futur në listën e zezë të shteteve ku veprojnë rrjetet e fuqishme ndërkombëtare të trafiqeve. Edhe më kritik raporti është në pjesën që ka të bëjë me pastrimin e parave. Dokumenti thekson se për shkak të korrupsionit dhe paaftësisë së institucioneve, Shqipëria gjatë vitit 2018 nuk ka bërë asnjë hap para kundër pastrimit të parave që vijnë nga krimi dhe trafiqet. Por ajo çfarë është më shqetësuese lidhet me faktin se dokumenti i institucioneve të SHBA e cilëson Shqipërinë si një “bazë operacionale për grupet kriminale që veprojnë mes Europës dhe Lindjes së Mesme. Krimet që gjenerojnë më shumë para në Shqipëri janë trafikimi i drogës, evazioni fiskal dhe kontrabanda. Elementë të tjerë me rëndësi në këtë aspekt janë falsifikimi, kontrabanda e armëve dhe trafikimi i qenieve njerëzore. Shqipëria shërben si bazë operacionesh për grupet e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut”,- citon raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit. DASH thekson dhe problemin e korrupsionit, duke e cilësuar si një fenomen të përhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes së vendit. Dokumenti për drogën dhe trafiqet i DASH është një studim që nuk bëhet për efekte mediatike apo çështje statistikore. Raporti i dërgohet çdo vit Senatit të SHBA dhe shërben si material i dorës së parë lidhur me vendimet që merr institucioni më i lartë ligjvënës në Amerike. Ndaj faktet e shprehura në këtë material pasqyrojnë në mënyrë gati të pamëshirshme gjithë çfarë dinë agjencitë e specializuara amerikane për Shqipërinë. Dhe ajo që del nga ky raport është një grusht i fortë për qeverinë shqiptare. Dhe konkretisht për kryeministrin Rama që flet krejt në të kundërt të asaj që ka raporti amerikan. Ajo çfarë thotë DASH hedh poshtë me pak rreshta gjithë propagandën dhe gjithë mburrjet e qeverisë “Rama”. Shqipëria jo vetëm nuk ka shënuar ndonjë hap para në luftën kundër drogës siç thotë kryeministri, por rezulton se situata është përkeqësuar. Nga hashashi që u kthye në një gangrenë për ekonominë e vendit, gjatë vitit 2018 Shqipëria ka shënuar rekorde më negative te drogat e forta si heroina dhe kokaina. Kryeministri Edi Rama prej kohësh sulmon mediat se i “fryjnë” më shumë sesa duhet historive kriminale duke pasqyruar një situatë që nuk është. Në fakt, raporti thotë se Shqipëria jo vetëm që ka problem me krimin ordiner, por tashmë ka hyrë në listën e vendeve kyçe ku operojnë rrjetet mafioze të trafikut të drogës. Vetëm citimi se “Shqipëria është bazë operacionesh për krimin”, e rendit Shqipërinë në vend që janë njëlloj me Afganistanin. Konfirmime të tilla, sado të zbukurohen nga qeveria, tregojnë se ndërkombëtarët e shohin Shqipërinë jo vetëm si të korruptuar dhe me probleme në funksionimin e demokracisë, por edhe si një shtet ku zbatohen kodet e mafies dhe jo ligjet.

Trafiku i drogës e pastrimi i parave, në mënyrën sesi janë renditur nga DASH nuk kërkojnë përgjegjësi vetëm te policët apo edhe te prokurorët. Niveli i lartë tregtimit të heroinës dhe kokainës, si dhe më pas pastrimi i këtyre parave në ekonominë shqiptare tregon se këtu organizatat kriminale kanë gjetur ortakët më të sigurte, qeverinë dhe gjithë sistemin. Është një akuzë e rëndë, por ndryshe nuk ka se si shpjegohet. Sigurinë e rrjeteve kriminale për të sjellë drogën nga Afganistani apo Kolumbia dhe më pas t’i garantohet pastrimi i parave mund ta ofrojnë vetëm strukturat shtetërore dhe jo policët e thjeshtë.

DASH dje dërmoi qeverinë shqiptare dhe kjo tregoi se gjithë retorika njëvjeçare e kryeministrit ra përtokë.

Vendi ndodhet në emergjencë dhe krizë politike, i mbërthyer nga mafia e lidhur me pushtetin. Ndaj zgjidhja mbetet një qeveri tjetër dhe zgjedhje korrekte për të luftuar mafien e futur në çdo damar të shtetit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...