Deklarata e fortë e Bashës: Rama ka vjedhur 100 mijë euro në orë, në total 2 miliard euro nga taksat e Shqiptarëve

Saturday, 30 Mars 2019 18:17

Lideri demokrat Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij para qutetarëve durrsakë, është ndaluar në kushtet e rënda ekonomike dhe sociale në të cilat ndodhen sot shqiptarët për shkak të qeverisjes së Edi Ramës.

Basha theksoi se shqiptarët preferojnë të punojnë pastrues në Gjermani, sesa biznesmenë të vegjel apo të mesëm në Shqipëri, për shkak të taksave të larta dhe korrupsionit qeveritar.

Vetëm në dy vjet, Rama ka kullufutir afro 2 miliard euro nga taksat e shqiptarëve, theksoi z. Basha.

Pjesë nga fjala e z. Basha

Shqiptarët fitojnë më shumë lekë si pastrues në Gjermani sesa si biznesmenë të vegjël në Shqipëri.

Ky është turpi i Ramës.

Vazhdojnë të rrisin taksat dhe u kanë vërsulur bizneseve me ushtrinë e tatimorëve.

Gjushi i Krimit e rriti me 40 përqind cmimin e ujit.

Lekët i coj beton për firmën e tij dhe bleu votat me kriminelët e Durrësit.

Vetëm në listën e Durrësit janë dy kriminelë. Ky është Parlamenti i krimit që mori fund me dorëzimin e mandateve të opozitës.

Kudo shtohet varfëria dhe papunësia.

Ku janë milionat e eurove që dalin nga xhepat e qytetarëve më të varfër të Europës.

Rama që ishte këtu dje, nuk është klloun, por hajduti më i madh

i historisë së Shqipërisë.

Vetëm në dy vjet, Rama ka kullufutir afro 2 miliard euro nga taksat e shqiptarëve.

Me PPP-të apo me ato të Unazës së Tiranës, me 20 milion euro për km.

Ai ka vjedhur mesatarisht 2.4 milion euro në ditë, ose 100 mijë euro në orë.

U bëj thirrje edhe socialistëve të ndershëm që ia zbazën sheshin dje në Durrës.

Mos qeshni o dele se cdo orë e tij në pushtet u kushton 100 mijë euro.

Sa herë del para jush, ka hallë jo vetëm të fshehë vjedhjen por edhe faktin se Europa e tregon me gisht si kryehajdurin e Ballkanit, Maduron e Ballkanit,

Modifikuar më Saturday, 30 Mars 2019 20:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...