Komiteti Shqiptari i Helsinkit: PS po shkel Kodin Zgjedhor

Hënë, 01 Prill 2019 17:03

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, ka kërkuar ndërhyrjen e KQZ për të mos lejuar fushatat të parakohshme për partitë politike.

Ky institucion i referohet aktiviteteve të PS, ndërsa drejtorja ekzekutiva, Erida Skëndaj, në një intervistë për Televizionin ORA thotë se ligji zgjedhor ka mangësi dhe nuk i parashikon situata të tilla.

Erida Skëndaj: Në Shqipëri ndodhin situata të tilla që është e vështirë që ligji t’i paraprijë dhe t’i parashikojë në detaje.

Por përtej, parashikimeve ligjore, Skëndaj thotë se kjo situatë kërkon vullnet politik.

Fushatat e parakohshme rrisnin edhe rrezikun e përdorimit të administratës dhe fondeve publike.

Erida Skëndaj: Për këtë çështje duhet të ketë edhe një vullnet politik, për t’i dhënë fund administratës publike dhe burimeve të tjera publike që shteti disponon me qëllim që ato të shfrytëzohen sa i takon fushatës së parakohshme zgjedhore.

PS ka ndërmarrë një turne në gjithë Shqipërinë “bashkia që duam” ku në shumë raste janë prezantuar edhe kandidatët për zgjedhjet e 30 qershorit, ndërkohë Partia Demokratike, edhe pse ka artikuluar se nuk do të ketë zgjedhje me kryeministër Edi Rama, ka intensifikuar takimet me strukturat dhe qytetarët në gjithë vendin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...