Ndonëse policia nxitohet të vendosë pista(hakmarrje, banale, etj) për vrasjet që po ndodhin kohët e fundit, e vërteta qëndron se ato e kanë një arsye. Ajo është prishja e pazareve të kanabisit të mbjellë pa hesap.
Krimi nuk e ka më problem të eliminojë kundërshtarin. Mjafton pak lek dhe gjendet shpejt një vrasës me pagesë. Shumica e vrasjeve të ndodhura kohët e fundit, në Shkodër, Elbasan, Tiranë apo tritolet që po vendosen masivisht në Vlorë, janë shprehje e lehtësisë për të vrarë sot.
Policia shkon në vendngjarje vetëm për të mbledhur gëzhojat dhe si një agjenci funerale për të larguar trupat e viktimave. Vrasësit gjithmonë i largohen në drejtim të paditur.
Po çfarë dhe kush na solli në këtë situatë?
Çfarë është kanabisi dhe kush është ideatori dhe zbatuesi i mbjelljes së tij, Edi Rama. Ishte kryeministri Rama që urdhëroi mbjelljen në të gjithë territorin e kësaj droge që po vret sot. Këtë e vërtetojnë edhe mesazhet e koduara të Saimir Tahirit, ish ministrit që sa herë e ka lakun te fyti i thotë Ramës se do të hapë gojën e do të tregojë të vërtetën.
Nga të dhënat zyrtare të INSTAT rezulton se numri i viktimave është shtuar duke nisur nga viti 2016 periudhë që përkon me masivizimin e kultivimit të kanabisit në vend. Të dhënat e INSTAT tregojnë se ka një lidhje të drejtë mes vrasjeve dhe veprave penale të evidentuara për drogë. Një tjetër tabelë e INSTAT nxjerr në pah se kemi dhe numrin më të lartë të krimeve në fushën e drogës, me rreth 3,200 të tilla, nga rreth 2,000 që ishte mesatarja e viteve para 2016-ës.
Sot ky trend po vazhdon dhe ka vetëm një fajtor. Drogën. E ndërsa shifrat bërtasin, i vetmi që fshihet është Edi Rama. I mjafton të dërgojë në vendngjarje ministrin që mund të bëjë lirshëm propagandë me jetët e humbura.