Nga anëtarësimi në NATO te ndikimi rus/ Flet Nishani: Roli i Metës në zgjidhjen e krizës, Rama harbut

Tuesday, 02 Prill 2019 13:20

Ish-presidenti Bujar Nishani në një lidhje për Fax News ka folur mbi 10 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ku theksoi se rrugëtimi nuk ka qenë i lehtë, pavarësisht se vendi ynë ka qenë përkrahës i vlerave euroatlantike.

Nishani u shpreh se në radhët e së majtës ka pasur tentativa për të bllokuar procesin e anëtarësimit, duke zhvilluar protesta dhe demonstrata që nuk i shërbenin imazhit të vendit.

“Rrugëtimi i Shqipërisë në NATO nuk ka qenë i lehtë, po padyshim që ka qenë i suksesshëm, në vendin tonë ka një vullnet mbarëpopullor proatlantizmit.

Pavarësisht ndasive politike qytetarët shqiptarë e kanë mbështetur orientimin proatlantik të vendit tonë, brenda së majtës ka pasur persona që kanë tentuar që të pengojnë anëtarësimin në NATO, përmes protestave dhe demonstratave.

Kjo është bërë nga individë që kanë qenë të dhënë pas trashëgimisë bolshevike, historia do të tregohet e vërtetë me ta. Sot ne nuk kemi bërë hapa para sa i përket procesit të Integrimit, dhe institucionet pothuajse nuk funksionojnë. Nuk është faji i opozitës që kërkon ridimensionimin e imazhit të vendit”, u shpreh Nishani.

I pyetur nga gazetarja e Fax News Armela Ferko lidhur me hapat që janë marrë për modernizimin e ushtrisë, Nishani u shpreh i keqardhur, duke thënë se kjo nuk ka ndodhur.

“Nuk janë bërë hapa para për të modernizuar elementin ushtarak të vendit tonë, madje disa sjellje e kanë dobësuar aktivitetin. E them këtë së pari, pasi në kohën kur kam qenë Komandat i Forcave të Armatosura, pati përpjekje të njëanshme për të ndryshuar ligjin ushtarak, edhe pse ishin në dëm të kushtetutës”, deklaroi ish-presidenti.

Ndërkohë një tjetër pikë në të cilën u ndal Nishani, ishte ceremonia e zhvilluar pak ditë më parë nga qeveria shqiptare, në të cilën munguan figurat që bënë të mundur anëtarësimin në aleancën euroatlantike.

“Unë mendoj se bojkoti që i bënë përfaqësues të lartë të NATO-s festimeve të 10 vjetorit të anëtarësisë, e tregon qartë se Shqipëria ka bërë hapa pas. Në lidhje me ftesën e munguar për personat që kontribuuan që Shqipëria të arrinte këtë gjë, mungesa e respektit ndaj tyre tregon shëmtinë personale dhe institucionale, të atyre që mendojnë se mund të prevalojnë mbi vlerat e shqiptarëve”, tha ai.

Ish-presidenti komentoi dhe faktin se në ceremoninë e 10-vjetorit të anëtarësimit 20 ushtarëve iu rat ë fikët. Ai tha se për shkak të korrupsionit, buxheti që i është dedikuar Forcave të Armatosura është mjaft i ulët.

‘’Jam i bindur se atyre nuk iu mungon forca e shpirtit, po ngarkesa e tyre është e madhe. Shteti duhet të kujeset që ata të mund të përballojnë këto aktivitete ekstra, që bëjnë nga pjesa tjetër e shoqërisë, që kanë ngarkesa më shumë se të tjerët. Ne nuk jemi një shtet i pasur, po resurset nuk na mungojnë, që të mund tiu japim më shumë këtyre njerëzve, që marrin përsipër të japin një kountribut më të madh për shoqërinë.

Është një model që na ka çuar në një shtet më të varfër, dhe kjo ka arsyet e saj. Modeli i qebverisjes aktuale ka si themel të saj korrupsionin, për të grabitur pjesë nga buxheti që është kountribut i qytetarëve, së dyti është paaftësia në ruajtjen e balancave në zhvillimin e kapitalit, mungesa e profesionalizmit, dhe së treti është mungesa e vullnetit dhe angazhimit.

Ju mungon vullneti për tu marrë me gjëra serioze, e konsiderojnë shtetin si një mundësi për të qenë vazhdimisht në media. Është si puna e një familjeje, që nëse kujdeset për muret e jashtme, atëherë do të rrënohet nga brenda”, deklaroi Nishani.

Një tjetër pikë ku u ndal Nishani gjatë intervistës për Fax News ishte padyshim dhe tymnaja për ndikimin rus në Shqipëri.

“Rusia e sotme nuk është Bashkimi Sovjetik i dikurshëm, po është bërthama e tij. Ne nuk mund të diskutojmë për interesat e tyre, secili komb, aq më tepër fuqitë e mëdha kanë interesa të caktuara. Njerëzit që i fryjnë kësaj fryme janë në minorancë, edhe brenda së majtës. Akuzat që vijnë janë krejt qesharake, tregojnë ngërçin ekstrem që ka kapur sot mazhorancën, që nuk ka sot asnjë vullnet për të larë akuzat për korrupsionin galopant gjatë qeverisjes së tyre”, tha ish-presidenti.

Ndërkohë që për krizën politike, Nishani u shpreh se roli i presidentit Meta është thelbësor, por palëve, veçanërisht mazhorancës i mungon vullneti për tu ulur në bisedime. “Unë besoj se presidenti ka dhe do të duhet të ketë një rol më të rëndësishëm. Institucioni i presidentit është përpjekur që të qëndrojë brenda kornizës kushtetuese, dhe unë vetëm kur kam qenë nën drejtimin e institucionit kam bërë përpjekje për uljen në dialog të palëve, po që kjo të ndodhë duhet që të ketë seriozitet nga vetë forcat politike.

Edhe president Meta e ka të gjithë vullnetin për të dhënë ndihmën e tij në zgjidhjen e ngërçit po është ndeshur me mungesën e bashkëpunimit nga ana e qeverisë. Kryeministri i vendit ka treguar element të harbutërisë, dhe hileve në dialog dhe marrëveshje. Nëse palët do të kenë vendosmëri për ta orientuar procesin te nisja e një modeli të ri për shqiptarët, edhe presidenti është gati që të kountribojë me rolin e tij”, përfundoi Nishani intervistën e tij në Fax News.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...