Studentët e Shkodrës i janë rikthyer protestave të tyre. Të ndërprera në muajin Janar, studentët sot janë ngritur në protestë duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.
Ata kanë sot kanë vendosur të hapin me forcë derën e kryesore të godinës së re pranë Fakultetit Juridik të Universitetit të Shkodrës, e cila ishte premtuar për tu hapur që në Janar.
Studentet kanë hyrë në godinën e re, pas më shume se 2 orësh përpjekje. Ata janë ndeshur edhe me rezistencën e punonjësve te kësaj godine, edhe pse nuk ka pasur asnjë përfaqësues te rektoratit.