Tjetër ngjarje e rëndë në Shkodër! Kërcënohet me jetë trajneri i Vllaznisë

E mërkurë, 03 Prill 2019 13:35

Nuk kanë të ndalur ngjarjet kriminale në qytetin e Shkodës. Pas atentatit që i mori jetën 2 vëllezërve, Bilali ditën e shtunë, sot është kërcënuar me jetë administratori i skuadrës së Vllaznisë.

Nuk kanë fund skandalet në Shkodër. Pas Ernest Gjokës, kësaj here pre e kërcënimeve kanë rënë trajneri aktual Agim Canaj dhe administratori i Vllaznisë, Suad Lici.

Mësohet se ky i fundit ka marrë kërcënime në lidhje me ecurinë e klubit kuqeblu, por edhe me futbollistë të caktuar, për të cilët Licit i është bërë presion se duhet të aktivizohen me patjetër në formacion.

Sipas “Panorama Sport”, menjëherë pas kësaj situate të pakëndshme, administratori ka njoftuar, kryebashkiaken Voltana Ademi, e cila është njëkohësisht dhe presidentja e klubit, teksa është vendosur pezullimi i seancës stërvitore. Ademi ka thirrur drejtuesit në një mbledhje urgjente, për të diskutuar rreth kësaj ngjarjeje të shëmtuar. Pritet që në minutat në vazhdim, klubi të dalë edhe në një reagim zyrtar.

Login to post comments