Refuzojnë mandatin e deputetit 8 kandidatë të PD-së

E Enjte, 04 Prill 2019 12:26

Teksa KQZ-ja i ka bërë thirrje kandidatëve që të dorëzojnë formularin e dekriminalizimin, disa nga deputetët e Partisë Demokratike kanë vendosur të mos i plotësojnë formularët duke mos pranuar mandatin e deputetit.

Nisur nga ky fakt KQZ-ja  ka vendosur shpalljen e moszgjedhshmërisë për 8 kandidatë të PD-së, duke fillluar nga  Blendi Sulaj  i cili vjen nga lista shumë emërore e Partisë Demokratike në qarkun Tiranë.

Gjithashtu KQZ-ja ka  bërë moszgjedhshmërinë e Flamur Hoxhës dhe Fuat Haxhiymerit nga lista shumemërore po për këtë qark pasi nuk dorëzuan formularin e vetëdeklarimit brenda Afateve. Po kështu kanë refuzuar mandatin dhe kandidatët e tjerë të kësaj partie nga qarqet Vlorë, Elbasan, Fier dhe Shkodër.

KQZ-ja ka shpallur moszgjedhjen e kandidatëve si  në listën më poshtë:

KQZ shpall moszgjedhshmërinë për Blendi Sulaj nga PD, qarku Tiranë.

KQZ shpall moszgjedhshmërinë për Flamur Hoxha nga PD, qarku Tiranë

KQZ shpall moszgjedhshmërinë për Hariz Mema nga PD, qarku Vlorë.

KQZ shpall moszgjedhshmërinë për Blendi Himçi nga lista shumemerore e PD, në Qarkun Elbasan.

KQZ shpall moszgjedhshmërinë e Zamira Mernica nga lista shumemerore e PD, qarku Fier.

KQZ shpall moszgjedhshmërinë e Fatbardh Plakut nga lista shumemerore e PD, qarku Tiranë.

KQZ shpall moszgjedhshmërinë e Fuat Haxhiymerit nga lista e PD qarku Tiranë.

KQZ shpall moszgjedhshmërinë e Anton Kokaj nga lista shumemerore  e PD, qarku Shkodër.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...