Oponenca brenda PS, s’ka shumë kohë, Rama po bën gati listën e kurbanëve

E Enjte, 04 Prill 2019 12:48

Nga Ilir Nikolla

Nuk duhet ulur asnjëherë vigjilenca kur është fjala për të analizuar sjelljen e një klike që është në rrëgjim e sipër. Ajo çka shohim përditë në Venezuelë me përpjekjet e Maduros për të hequr imunitetin e presidentit të zgjedhur Guaido ngjajnë tëpkë me kërcënimet e Ramës në Tiranë se do t’i hedhë në gjyq të gjithë ata që i “fyejnë figurën”. Në Venezuelë është në zhvillim e sipër një konflikt civil që ka shkaktuar qindra viktima e për shkak të interferencave ruse rrezikon të shndërrohet në një konflikt të nxehtë me pasoja të paparashikueshme.
Krahasimet me Shqipërinë janë të vërteta deri në njëfarë pike, pasi në Tiranë, klika e Edi Ramës nuk ka takat të shtyhet aq larg. Po kalamendet që të mos shkojë në këtë pikë edhe Erdogani në Turqi, i cili sapo i humbi zgjedhjet në të gjitha qytetet kryesore të vendit. Prandaj, alternativa e një konflikti të nxehtë civil hëpërhë nuk ka pse të merret në konsideratë.
Në vend të kësaj alternative, duhet të hetojmë sjelljet hakmarrëse, larjen e hesapeve me kundërshtarët politikë në administratë, në partitë politike apo edhe në media, si dhe zulmën e fundit për grabitjen e fondeve shtetërore.
Informacione të shumta flasin për një “luftë civile” në disa prej aparateve kryesore ministrore, veçanërisht tek ministrat e rinj që kanë ardhur në kabinet janarin e këtij viti. Edi Rama ka porositur një valë të madhe spastrimesh, e cila më shumë sesa politike është një shfuqizim i pushtetit të ish-ministrave. I tmerruar nga dalja e ndonjë fraksioni brenda PS-së, problemi kryesor brenda klikës duket se është beteja me menshevikët, pra me mendimin ndryshe. Shkarkimet masive të drejtorëve në Ministritë e Arsimit dhe atë të Kulturës, si dhe ploja që po bën kanakari i Ramës në Ministrinë e Jashtme, janë sinjale se për pakicën brenda klikës së “Rilindjes” po vijnë ditë të vështira, nëse do vijojnë të heshtin edhe për njëfarë kohe.
Gara për të grabitur ç’të munden në muzg të qeverimit po shoqërohet edhe me garën për të gjetur më të dobëtit mes vetes për t’ia hedhur si ushqim zemërimit popullor. Legjendat nëpër ministri se shkarkimet po bëhen si objektiv për të hedhur kurbanët e padëshiruar në darën e hetimeve të pritshme po sponsorizohen përditë nga njerëzit pranë Edi Ramës. Ato flasin njëkohësisht për dorëzim para krizës politike, por edhe për përgatitje për kohët e pritshme larg karrigeve të qeverisë. Për ato ditë, Edi Rama e fushën e pastër, s’do që të shqetësohet në vetminë e bunkerit të Surrelit.
Prandaj, kush ka për të folur, të flasë tani e menjëherë, ndryshe socialistët e vërtetë do të kenë punë me Edi Ramën dhe klikën e tij edhe në ditët e opozitës. Me të në opozitë, asnjëherë socialistët nuk do të kenë kohë të bëjnë opozitë, pasi do të lodhen duke mbrojtur bajlozët e korrupsionit dhe do të neveriten duke shitur cironkat që s’dinë shumë, por kanë firmosur shumë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...