Pas takimeve me zyrtarë të Bundestagut, Basha flet për DW: Është koha...

E Enjte, 04 Prill 2019 17:02

Kreu i PD-së Lulzim Basha ndodhet në Gjermani ku ka zhvilluar takime të shumta në lidhje me situatën në Shqipëri.

Ai vazhdon të jetë në Gjermani, ndërsa sot ka dhene edhe nje interviste për DW.

 

Lulzim Basha: Në Europë nuk shkohet me gënjeshtra dhe shtetin e kapuar nga krimi

DW: Zoti Basha, vitin e kaluar ju erdhët dhe thatë: po bëj lobim për çeshtjen e negociatave. Keni ardhur me të njëjtin mesazh edhe sot?
Basha: Takimet që janë orgtanizuar nga mikpritësit e mi në Bundestag, edhe me qeverinë federale, edhe në kancelari dhe në ministrinë e jashtme, kanë për qëllim diskutimin e krizës politike në Shqipëri dhe bashkëpunimin me partnerët tanë strategjikë, Gjermaninë, për tejkalimin e kësaj krize politike, kushtetuese dhe institucionale. Tejkalimi i kësaj krize është shumë i rëndësishëm jo vetëm për stabilitetin dhe demokracinë në Shqipëri, por edhe për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Në Europë nuk shkohet me gënjeshtra, nuk shkohet me hilera, nuk shkohet me një shtet të kapur nga krimi. Shkohet me vlera, me të vërteta, me një shtet të çliruar nga keqqeverisja në bashkëpunim me krimin dhe me një parlament të zgjedhur nga vota e qytetarëve shqiptarë.
DW: Parlamenti është zgjedhur nga vota. Kemi pasur rastet e shitblerjeve, por a nuk mund të trajtohen ato në kuadër të drejtësisë ashti siç ndodh në demokracitë e tjera?
Basha: Themeli i demokracisë është vota, kur bie vota ka rënë demokracia. Ajo që dosja 339, pjesë të vogla të së cilës janë publikuar dhe nga mediat ndërkombëtare, tregon se në zgjedhjet e vitit 2017 krimi i organizuar në bashkëpunim me kupolën e Rilindjes kanë asgjësuar vullnetin e shqiptarëve. Fakti që parlamenti nuk është produkt i votës së shqiptarëve, por produkt i bashkëpunimit me krimin që ka sjellë një braktisje totale, një tradhëtim të interesit publik dhe të interest të qytetarëve shqiptarë nga një qeveri që e ka lidhur fatin e vetë jo me qytetarët shqiptarë, por me krimin e organizuar. Është pikërisht krimi i organizuar dhe kapja e shtetit, kapja e politikës, kapja e ekonomisë nëpërmjet krimit të organizuar përmes pastrimit të parave, që u ngrit në raportin e DASH, ato që kanë vrarë shpresën, kanë shkatërruar mundësitë, kanë shkaktuar emigracion masiv të shqiptarëve. Tani është koha që ne të gjithë të veprojmë sëbashku, jo thjeshtë dhe vetëm për të larguar një qeveri të kapur duke vjedhur votat me krimin e organizuar, duke vjedhur paratë e shqiptarëve skandal pas skandali, por për ti dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëne një transformim rrënjësor të mënyrës se si qeverisemi, për të ndërtuar një raport të ri midis të zgjedhurve dhe zgjedhësve, midis qeveritarëve dhe qytetarëve. Një raport bazuar mbi vlerat europiane të kontrollit dhe të balancës së pushteteve, të drejtësisë së pavarur e cila nuk i mbron, por i ndëshkon politikanët e kapur në bashkëpunim me krimin e organizuar apo të kapur në korrupsion.
DW: Ju keni disa mandate dhe të gjitha këto problem mund ti zgjidhni ose mund ti kishit zgjidhur në kuadër të mandatit që u ka dhënë populli juve, pa e blerë votën, ti zgjidhnit atje në parlament paralelisht duke bashkëpunuar për forcimin e drejtësisë. Ju e bëtë këtë hap, por si mund ta zgjidhni? Do ktheheni prapë në parlament pasi ai është i vetmi vend për të zgjidhur këto ceshtje?
Basha: Largimi nga parlamenti ndodhi pas çdo shterimi të çdo mundësie për të zgjidhur në mënyrë institucionale këtë krizë të thellë legjitimiteti. Ju kujtoj se partnerët gjermanë në Bundestag, në qeverinë gjermane i njohin këto problem, i kemi ngritur këto shqetësime prej kohësh, që para një viti. Për fat të keq gjërat këtë vit nuk janë përmirësuar por janë përkeqësuar. Jo vetëm kaq, por tani më kemi prova zyrtare të të bashkëpunimit të qeverisë me krimin e organizuar. Dalja e opozitës është pa kthim, kriza politike është reale, por kështu është një oportunitet, një mundësi e madhe, jo thjeshtë për të larguar një qeverisje të lidhur me krimin, por për ti dhënë shqiptarëve një sistem demokratik, funksional, që u shërben atyre dhe jo partive apo thjeshtë e vetëm klasës politike. Kam besim të madh se ky transformim, që tashmë ka nisur, me opozitën në krah të qytetarëve dhe jo në krah të kriminelëve apo personave të emëruar nga krimi në Parlament do të ketë mbështetje nga të gjithë shqiptarët e ndershëm. Dhe jam shumë i inkurajuar se edhe këtu në Bundestag dhe në institucionet gjermane, kemi gjetur mbështetje për këtë axhendë transformuese dhe që shkon përtej thjeshtë zëvëndësimit të kësaj qeverie me një qeveri tjetër. Shkon përtej thjeshtë organizimit të zgjedhjeve të ndershme e të lira për një herë, ne duam duam një reformë të thellë, një transformim të thellë të demokracisë shqiptare. Ne duam vlerat e vërteta europiane. Të garantojmë që pushtetet të jenë të pavarura nga njëri-tjetri, të garantojmë se parlamenti i ardhshëm të jetë me të vërtetë parlament, dhe jo thjeshtë një noter i kryeministrit. Të garantojmë që reforma në në drejtësi të prodhojë rezultate, të prodhojë ndjekje të suksesëshme penale.
DW: Si? Me cilat instrumenta?
Basha: instrumenti i parë është të kemi një proces politik, të lirë nga influenca e krimit. Kjo mund të ndodhë vetëm përmes një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të reja, të lira e të ndershme që do ti garantojnë Shqipërisë dhe shqiptarëve një parlament të dalë nga vota e tyre dhe jo, siç tregojnë tashmë provat zyrtare të prokurorisë, të dalë nga influenca e bandave të narkotrafikut, për të cilat kanë raportuar gjerësisht edhe mediat ndërkombëtare.
DW: Reforma zgjedhore am aka ngelur në vend…! Gjykatat dhe gjyqsori nuk po funksionon!
Basha: Këto janë simptoma të kapjes së shtetit nga krimi i organizuar. Këtë thotë raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, këto janë shqetësimet që kanë ngritur partnerët tanë gjermanë edhe para një viti. Dhe sot janë edhe më të shqetësuar se një vit më parë. Ndaj është emergjencë kombëtare, jo thjeshtë dhe vetëm të largojmë një qeveri të kapur duke vjedhur zgjedhjet, dhe pastaj duke vjedhur shqiptarët, pot ë ndërtojmë të gjithë sëbashku një proces transformues, një ndryshim të madh, ku padyshim rol duhet të kenë të gjithë, edhe socialistët e ndershëm, opozita që natyrisht është në ballë të kësaj përpjekje, edhe shoqëria civile, intelektualët dhe media e lirë. Hapi i parë i domosdoshëm është çuarja para drejtësisë e të gjithë politikanëve socialist të kapur nga prokuroria, zyrtarisht, në bashkëpunim me krimin e organizuar duke shkatëruar procesin zgjedhor të vitit 2017-të. Këto janë vetëm hapat e parë, por ne duhet që për këtë transformim të madh i cili duhet të futet edhe në ceshtje të tilla si Sistemi Zgjedhor. Mundësia e forcimit të rolit të Parlamentit, garancitë që drejtësia të jetë e pavarur dhe do të cojë deri në fund çeshtjet e korrupsionit të lartë zyrtar. Liria e medias, mundësia e qytetarëve për tu shprehur përmes referendumit. Pra bëhet fjalë për një ndërhyrje të thellë e cila do të bëjë të mundur që në të ardhmen, asnjë parti politike dhe asnjë person sado i pushtetshëm të mos jetë në gjendje që si sot të kapë të gjitha pushtetet në një dorë, të shkatërrojë mundësitë për shqiptarët dhe ti detyrojë ata ta kërkojnë fatin e tyre jashtë vendit siç po ndodh sot në Shqipëri.
DW: Domethënë, halli është të hiqet kryeministri?
Basha: Unë po ju them pikërisht të kundërtën, që largimi i kësaj qeverie të kapur duke vjedhur votat, nuk është fundi por fillimi i një procesi, i cili duhet të jetë një process i thellë transformimi dhe rindërtimi të mardhënies midis qytetarëve dhe politikës. Kjo mund të ndodhë vetëm duke ndryshuar me themel të gjithë ato probleme të akumuluara këto 30 vjet të krimit dhe të korrupsionit, por të cilat kulmuan me këtë qeveri dhe më këtë kryeministër, dhe duke mundësuar përmes një transformimi të tillë që ato gjëra që funksionojnë këtu në Berlin, apo në Gjermani, ndarja dhe kontrolli i pushteteve, drejtësia e pavarur, media e pavarur, të garantojnë edhe në Shqipëri që qeverisja e ardhëshme ti takojë qytetarëve, tu sherbejë qytetarëve, të vijë dhe të largohet me votën e qytetarëve.
DW: Për këtë ju duhet edhe bashkëpunimi i palës tjetër. Në qoftëse ju thoni se ata duhet të çohen para drejtësisë, ka shumë mundësi që tani Shqipëria është e ndarë dhe polarizuar, është shumë e vështirë të gjendet një konsensus me bazë të gjerë, apo e shikoni ndryshe ju?
Basha: Përkundrazi, unë jam me shumë shpresë. Padyshim ka njerëz që janë të trembur nga ky ndryshim. Janë ata të cilët fatin e tyre politik e kanë lidhur me krimin, e kanë lidhur me oligarkinë, jo me qytetarët. Por unë e di se edhe në gjirin e Partisë Socialiste, pjesa më e madhe, nuk janë ata që kanë përfituar nga bashkëpunimi me krimin. Ne mund të kemi pikëpamje të ndryshme për zhvillimin e Shqipërisë. Ne mund të kemi pikëpamje të ndryshme për sektorë të rëndësishëm të jetës, nga arsimi të shendetësia apo te ekonomia, por ne duhet të bashkohemi tek vlerat europiane të zgjedhjeve të lira e të nderhsme, një parlamenti të dalë nga vota e qytetarëve, një qeveri e cila i përgjigjet parlamentit dhe qytetarëve. Një drejtësia të pavarur që nuk i mbron, por i ndëshkon politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin.
DW: Keni një ofertë për zpotin Bushati që pati dje një fjalim në Parlament, i cili ftonte për bisedë e dialog?
Basha: Ka shumë zërë, publikë dhe jo publikë, të cilët konfirmojnë se problemi i kapjes së shtetit nga krimi i organizuar, është po kaq problem kombëtar sa ç’është problem për Partinë Socialiste të Shqipërisë. Padyshim që unë uroj që Partia Socialiste e Shqipërisë të gjejë forcën ti sherbejë këtij prjekti të madh kombëtar, këtij transformimi kombëtar, për të ndërtuar sëbashku vlerat europiane në Shqipëri. Duke filluar me zgjedhjet e lira dhe të ndershme, duke filluar me ndëshkimin e politikanëve të kapur duke vjedhur zgjedhjet e kaluara, duke vjedhur në afera të tmerrshme korruptive paratë e taksapaguesve shqiptarë. Dhe në këtë kuptim, ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjithë ata të cilët duan një të ardhme europiane për Shqipërinë.
DW: Zgjedhje lokale pra nuk do të ketë?
Basha: Çeshtja e zgjedhjeve lokale, zgjidhet vetëm pasi të ndëshkohen ata të cilët janë kapur duke vjedhur zgjedhjet e përgjithëshme dhe zgjedhjet lokale të kaluara. Pra pa u ndëshkuar, pa marrë fund ky model i bashkëpunimit të hapur me krimin e organizuar dhe qeverisjes, as që mund të bëhet fjalë për normalitet apo për zgjedhje të tjera. Prioritet dhe emergjencë kombëtare, është rikthimi i besimit të shqiptarëve tek procesi zgjedhor. Dhe për këtë duhet patjetër, përpos largimit të qeverisë aktuale dhe një qeverie tranzitore, të çohen para drejtësisë: dosja 339 dhe të gjithë kokat politike të përfshira në këtë dosje.
DW: Lobisti Nik Muzin ka thënë se ka lobuar për llogari tuaj. Përse e ka bërë këtë?
Basha: i kam dhënë të gjitha përgjigjet për këtë çeshtje dhe jam i bindur se nuk kam çfarë të shtoj apo të heq këtu në Berlin

Modifikuar më E Enjte, 04 Prill 2019 19:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...