Keqqeverisja po detyron shqiptarët të dalin në protesta. Deklarata është bërë nga anëtari i kryesisë së PD-së, jamarbër Malltezi, në studion e syri.net.
Ai theksoi se zgjedhje lokale pa opozitën nuk do të ketë, ndërsa shtoi se opozita është e përgatitur edhe për përballje edhe për përplasje.
“Zgjedhje lokale nuk do të ketë. Opozita është përgatitur për përballje dhe përplasje. As zgjedhje lokale, as zgjedhje të përgjithshme me Ramën kryeministër”, shtoi Malltezi.
Sipas tij, sot për shkak të keqqverisjes nuk gjen dot as socialistë që të jenë të kënaqur.
‘Ne besojmë që opozita i fiton zgjedhjet, pa dyshim. Ju me të drejtë thatë pse aksioni opozitar po shkon në çdo nivel ku banojnë shqiptarët.
Dje kishim 4 protesta të pakoordinuara, protesta te Parlamenti, studentët protestë e studentëve në Shkodër, protestë të studentëve te UBT, protestë e fermerëve në Lushnje.
Pra në çdo nivel, a janë apo jo dashamirës të opozitës, u ka ardhur në majë të hundës nga keqqeverisja. Qytetarëve u ka ardhur në majë të hundës, ndaj po protestojnë.
Edi Rama është kapur në grackë nga tenderat korruptivë që e kanë kapur dhe nuk del dot. Edi Rama nuk po qeveris dot. Më thuaj një reformë të tij.
Edhe reforma territoriale është rrëzuar vetë. Ky nuk e ka mendjen të qeverisë, por të sundojë”, tha Malltezi.