Gjatë ditës së sotme studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës kanë dalë në protestë për të penguar vijimin e punimeve për ndërtimin e një shkollë në truallin e Universitetit të tyre (lexo këtu).
Kjo pjesë e truallit të Universitetit ka qenë fidanishtja e Universitetit dhe me vendim gjykate i është dhënë pronarëve të tokës.
Në Master planin e Universitetit ky truall është fidanishtja e UBT, dhe pedagogët kanë deklaruar gjatë protestës së sotme se “ne si pedagogë i mësojmë studentëve që nuk mund të ndërtohet pa Master Plan dhe kjo gjë po ndodh aktualisht me ndërtimin e shkollës.”
Por ajo çfarë bën më shumë përshtypje janë fotot e mëposhtme, një njërën prej të cilave shihet kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj një vit më parë duke mbjellur fidanishte, dhe në tjetrën shihen efektivët e policisë duke mos lejuar protestuesit të futen në zonë pasi aty pritet të ndërtohet.