Kryemadhi ne Dibër: Bujqësia dhe blegtoria në gjendje të  mjerë, ne do i subvencionojmë fermerët

Premte, 05 Prill 2019 11:57

Kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi ishte në Dibër ku vizitoi fshatin Radomir në Kalanë e Dodës, fermën blegtorale të ekonomistit Afrim Murja si dhe një plantacion mollësh në Maqellarë. Kryemadhi u njoh nga afër me problemet e mëdha që po hasin sot fermerët dhe blegtorët në Dibër për shkak të mungesës së mbështetjes me subvencionet, por ajo u njoh nga afër dhe me problemet sociale siç është edhe braktisja e fshatit në masë nga ana e të rinjve për shkak të varfërisë dhe mungesës së shpresës. Pasi vizitioi fermën blegtorale të Afrim Murjas, Kryetarja e LSI-se Kryemadhi tha se blegtoria dhe bujqësia është në  gjendje të mjerueshme për shkak të uljes se subvencioneve. Kryemadhi tha se angazhimi i LSI-se është për tu krijuar mundësi, duke subvencionuar blegtorët e rinj dhe fermerët e rinj për të rimëkëmbur bujqësinë.

“Blegtoria shqiptare vajton. Është ulur 7 herë më shumë subvencioni për ta. Jo vetëm për ta por për të gjithë bujqësinë shqiptare. Problemi qëndron që shteti nuk i shikon më blegtorët dhe fermerët shqiptarë si partnerë po i shikon si armiq. Pak më përpara një stallë që e ndërtonin për gjënë e gjallë, shteti vinte për t’ua shkatërruar jo për ti ndihmuar. Situata është shumë e mjerë në ekonominë shqiptare por akoma më shumë bujqësia. Ne mund të krijojmë një mundësi duke i subvencionuar blegtorët e rinj, fermerët e rinj, duke i ndihmuar që të rimëkëmbin bujqësinë. Duke rimëkëmbur bujqësinë, do të rimëkëmbim agropërpunimin e tyre. Duke rimëkëmbur bujqësinë, do të rimëkëmbim bujqësinë shqiptare. Duke filluar me fermerë të vegjël, me blegtorë të vegjël dhe më pas duke zhvilluar më tej për të ndërtuar fabrikat e përpunimit. Mos të harrojmë që bujqësia është baza e ekonomisë shqiptare”- tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi

Login to post comments

Më të klikuarat

Error: No articles to display

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...