Basha e zbulon në takimin me studentët, ja përse Partia Konservatore Britanike ka mbërritur në Tiranë

Premte, 05 Prill 2019 19:02

Kryetari i Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar Lulzim Basha ka zbuluar përpara studentëve të Politeknikut në takimin që po zhvillohet në këto momente, edhe një detaj të rëndësishëm që lidhet me modernizimin mëtejshëm të Partisë Demokratike si dhe fillimin e punës për ndryshimin rrënjësor të Ligjit për Arsimin e Lartë, që sipas tij është kapur nga qeveria dhe një grup oligarkësh.

Basha tha se vetëm pak minuta më parë në Tiranë ka zbritur një grup pune nga Partia Konservatore Britanike që do të ndihmojë Partinë Demokratike në modernizimin e saj dhe në bazën ligjore për krijimin e një ligji modern për Arsimin e Lartë.

“Kësaj i thonë rrugë e shtruar me flori. Sigurisht që nuk është rrugë e shtruar me flori, por janë para të vjedhura.

Plani im për Arsimin e Lartë, është hapi i parë dyfishimi i buxhetit të Arsimit të Lartë.

A është e mundur. Sigurisht që është e mundur. Mjafton që Edi të mos vjedhë me Damianin dhe DHL-në te Unaza. Kjo do të thotë që me këto para do përfitohen 100 përqind para për Bachelor dhe Master.

Për të gjithë ata studentë që kanë të ardhura mbi 640 mijë lekë në muaj, do të bëhet përgjysmim i i tarifës.

5 mijë bursa sociale për ata studentë që edhe po tua zerosh tarifën, s’kanë mundësi as të marrin dhomë me qira, as të ushqehen e as të blejnë tekstet shkollore. Në një masë prej 2 milionë e 200 mijë lekësh të vjetra në vit,

5 mijë studentë familjet e të cilëve janë në një gjendje ekonomike katastrofike, do t’ju mundësohet studimi

Nuk do të mbetet asnjë vajzë apo djalë të cilët janë në vështirësi ekonomike pa arsim të lartë.

Nuk është një përbetim, por kemi një plan konkret që do ta vendosim në lëzizje, kur PD të vijë në qeverisjen e vendit.

Duhet më shumë se kaq, që të mos ndiheni të përjashtuar dhe të mos largoheni nga Shqipëria.

Do ta anulojmë këtë ligj që në ditën e parë që do të vijnë në qeveri por fillimisht duhet të kemi gati ligjin e ri për Arsimin e Lartë dhe për këtë kemi filluar punën me një grup ekspertësh.

Dhe kjo është edhe arsyeja përse Partia Konservatore ka zbritur para gjysmë ore në Tiranë. Kjo do të thotë që ne po adaptojmë një sistem evropian edhe në Parti.”, tha Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...