Për shkak të Ramës e Vllahutin, i hiqen Shqipërisë fondet e BE

Saturday, 06 Prill 2019 10:32

Në maj të vitit të kaluar, Komisioni i Kontrollit të Buxhetit (CONT) i Parlamentit Europian shkoi në Shqipëri për të kryer misionin e parë fakt-mbledhës pasi ishin ngritur dyshime lidhur me procedurën e prokurimit të vilës që do të shërbente si vendbanimi i ri i drejtueses së Delegacionit të BE-së, Romana Vlahutin.

Misioni ishte pasuar nga një hetim i Zyrës Europiane Anti-Korrupsion (OLAF) ndërkohë që kryetarja e CONT Ingeborg Grable, kishte deklaruar se ky rast kishte ‘dëmtuar rëndë imazhin e BE-së’.

Drafti i raportit të misionit CONT u publikua më 12 shtator 2018.

Edhe pse raporti i misionit fakt-gjetës, që nuk ishte drejtuar nga Grable, por nga eurodeputeti Derek Vaughan i Partisë Laburiste britanike (një parti motër e PS së drejtuar nga Edi Rama), kishte gjetur pak fakte, shumë nga frazat në raport ngrinin në të vërtetë shqetësime serioze.

Në raport për shembull gjenden disa fraza të ccuditshme si më poshtë: Vizita konfirmoi se fondet e BE janë mirëpërdorur dhe niveli i parregullsive nuk është në nivel anormal’.

Pyetja që shtrohet në këtë rast është: Cili është niveli normal i parregullsive dhe i korrupsionit?

A është niveli i parregullsive dhe i korrupsionit në Tiranë pikërisht ai i nivelit të rregullave të për delegacioneve të BE në vendet e tjera të globit? A ka lejuar CONT që në Tiranë të ketë parregullsi e korrupsion por vetëm të kihet kujdes që ato të mos jenë të ‘nivelit jonormal’?

Nuk ka asnjë fakt të qartë për të mbështetur këto përfundime, ndërkohë që të gjithë e kanë lexuar këtë përfundim të raportuesit.

Në rekomandimet e tij, gjëja e parë që thekson CONT është se ‘Shqipërisë (par Vllahutinit) nuk duhet ti jepen më fonde’. Me pak fjalë kjo do të thotë që Delegacioni i BE në Tiranë dhe qeveria shqiptare vlerësojnë se gjithçka është kryer me efikasitet, por e vërteta është ndryshe për aftësitë buxhetore e të përgjithshme të atyre që përfaqësojnë Brukselin në Tiranë.

Në të vërtetë, është pikërisht ky përfundim që ka dalë nga hetimet e mëvonshme. Përveç çështjes shumë të diskutueshme të prokurimit të vilës së Vllahutin, projektet e financuara nga BE në Shëngjin e Ksamil janë raste të qarta të keqadministrimit.

Por fatkeqësisht këto projekte nuk përmenden në raportin e CONT.

Edhe për ato projekte që janë përshkruar nga CONT nuk përmenden problemet strukturore me menaxhimin e fondeve të BE. Për shembull, projekti i Lungomares thjesht përshkruhet pa dhënë asnjë referencë për vonesat gjatë viteve të fundit dhe që fondet shtesë janë vendosur nga qeveria, e cila më vonë ishte dënuar nga Gjykata e Strasburgut.

E gjithë kjo tregon se ky ka qenë një financim i vështirë për tu konsideruar i ‘suksesshëm’. Por asgjë nga këto nuk shkruhet në raportin e CONT. E vetmja gjë që shkruhet në raport ka të bëjë me bajpasin e Vlorës i cili është në realitet në një nivel të tillë inkompetence që edhe misioni i Parlamentit Europian me deputetët e grupit të miqësisë me Shqipërinë do ta kishte vështirë ta fshihte.

Shkaku kryesor i dështimit të projektit të Lungomares ishte falimentimi i kompanisë të caktuar nga qeveria e cila ishte favorizuar prej saj.

Përfundimi i CONT është ky: sugjerohet që qeveria shqiptare të humbasë fondet e IPA për të gjithë projektet se bashku. /Exit.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...