Nga Petrit Vasili
Analiza e Drejtorit te Zerit te Amerikes z.Elez Biberaj eshte nje skaner perfekt i situates kritike dhe udhekryqit shume te rrezikshem ne te cilin ndodhet sot sistemi demokratik ne Shqiperi dhe tronditja e tij nga themelet per shkak te kapjes kriminale te shtetit nga qeverisja e Edi Rames.
Garancia themelore per vetveten,qe shqiptaret fituan pas viteve 90′ ishte vetem nje:Sistemi Demokratik Pluralist.
Ky sistem i beri ata te barabarte perpara ligjit,te barabarte ne te drejten e fjales,prones dhe ne te drejten per te kontrolluar e kritikuar pushtetin.
Qeverisja e kriminalizuar e Edi Rames ka goditur pikerisht themelin e sistemit demokratik, duke e kapur ate permes krimit,droges,parase se piset dhe korrupsionit.
Pushtetet qe garantojne balancen e kontrollin kane rene. Parlamenti eshte kapur,gjyqesori po ashtu dhe te njejtin fat ka pasur edhe media si nje pushtet i katert.
Demagogjise se reformes ne drejtesi i ka dale teresisht boja,sepse e ashtuquajtura drejtesi e re eshte thjesht dhe vetem kapje e saj nga rilindja per te siguruar pandeshkueshmeri per veten dhe korrupsionin e kriminalizimin e saj te thelle.Kjo “drejtesi e re” eshte vetem mekanizem per te goditur kundershtaret politike dhe qytetarin e thjeshte,qe ky i fundit te mos ndihet zot i lirive te veta, por thjesht peng i nje qeverie abuzive dhe agresive, qe ben ç’te doje me te.
Çdo mekanizem kontrolli parlamentar u kap dhe u asgjesua. Parlamenti i kapur eshte tashme vetem nje zgjatim, pra nje zorre qorre e qeverise se kriminalizuar dhe banditizmi parlamentar ja zuri vendin parlamentit demokratik .
Media shqiptare si pushtet i katert u kap me cdo menyre nga qeveria duke perdorur parate e pista,shantazhin ekonomik,kercenime gjithfaresh dhe duke perdorur ne menyre kriminale shtetin e instrumentet e agjensite shteterore ne kete operacion te kapjes se medias.
Media e lire sot eshte me e kercenuar edhe se ne pragvitet 90′ duke rrenuar nje nga shtyllat baze te sistemit demokratik.
Nje sistem demokratik i tille duhet ringritur nga themeli,duhet pastruar nga llumi kriminal i qeverise dhe duhen cliruar energji dhe liri te reja, qe jane themeli i kapitalizmit pluralist e demokratik.
Korrupsioni si metastaza, ka mberthyer cdo qelize te jetes ekonomiko shoqerore dhe ka asfiksuar ekonomine dhe lirine e biznesit duke varferuar tragjikisht shqiptaret, qe braktisin me mijra e mijra vendin e tyre.
Koha e ndryshimit nuk pret me.
Jane ne loje fatet e vendit,fati i sistemit demokratik si garancia e te gjitheve, fati i shqiptareve dhe fati i te ardhmes.
Duhet shkaterruar pa asnje meshire kapja e shtetit nga rilindja, qe Shqiperia demokratike dhe e barabarte per te gjithe të marre fryme.
Lexojeni me poshte miq analizen e shkelqyer dhe objektive te z.Biberaj:
“Siç ka ndodhur edhe me disa udhëheqës të tjerë europiano-lindorë, Rama është bërë dukshëm më autoritar, më i korruptuar, më arrogant dhe më pak transparent. Ai është përpjekur ta forcojë pushtetin e tij në maksimum, duke ngushtuar hapësirën publike, duke minuar institucionet e pavarura, duke e mbushur gjyqësorin me besnikë, nën maskën e reformave dhe duke margjinalizuar opozitën. Rama ka krijuar një model qeverisjeje që bazohet te kleptokracia, duke dhënë pa tendera, kontrata me vlerë qindra milionë dollarëshe për kompanitë pranë qeverisë. Marrëdhëniet klienteliste mes zyrtarëve qeveritarë dhe biznesmenëve të njohur kanë deformuar procesin vendimmarrës të qeverisë, duke shkelur rregullat bazë të lojës, duke prishur konkurrencën në treg dhe duke u hequr qytetarëvetë zakonshëm çdo mjet përmes së cilit ata do të mund të ndikonin në sjelljen e ndryshimeve.
Shtypi është bërë më pak i lirë dhe i pavarur. Kryeministri ka sfiduar në mënyrë të vazhdueshme vetë parimin e një shtypi të pavarur, duke krijuar median e tij televizive në internet, ERTV. Ai i ka goditur në mënyrë të vazhdueshme mediat, duke përdorur një retorikë gjithnjë e më agresive dhe kërcënuese dhe duke i karakterizuar ato si “kazan.” Sulmet e tij të fundit ndaj Zërit të Amerikës pas transmetimit të një raporti mbi bashkëpuniminmes zyrtarëve të Partisë Socialiste dhe grupeve të krimit të organizuar gjatë zgjedhjeve të vitit 2017, ishin jashtëzakonisht befasuese në ashpërsinë e tyre.
Shumë gazetarë, të pambrojtur ndaj trysnisë politike dhe ekonomike, praktikojnë auto-censurën dhe shmangin mbulimin e temave tabu. Është shqetësuese që në vitin 2019, shqiptarët duhet të mbështeten te mediat ndërkombëtare, përfshirë Zërin e Amerikës, për mbulimin e çështjeve të ndjeshme.
Rama ka refuzuar të dënojë rastet e shumta skandaloze për korrupsionin, përfshirë publikimin e përgjimeve që tregojnë lidhjet e zyrtarëve të lartë socialistë me grupe të krimit të organizuar në blerjen e votave gjatë zgjedhjeve të vitit 2017. Pa as më të voglin shqetësim, ai u ka ofruar pandëshkueshmëri zyrtarëve të lartë edhe përkundër të dhënave të qarta për korrupsion dhe bashkëpunim me grupet të krimit të organizuar dhe trafikantë të drogave.
Raporti i Departamentit të Shtetit për Strategjinë e Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve për vitin 2019, botuar në mars, e identifikon Shqipërinë si një vend tranzit kyç për shpërndarjen e narkotikëve dhe “një bazë operacionesh për organizatat e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut.” Raporti e rendit Shqipërinë si një vend ku kryhet pastrim i madh parash duke shtuar se”korrupsioni zyrtar është i përhapur dhe ushqen një mjedis në të cilin trafikantët e drogës përgjithësisht janë në gjendje të veprojnë pa u ndëshkuar.” Raporti i Departamentit të Shtetit vë në dukje se reformat e drejtësisë janë dëmtuar nga “korrupsioni i përhapur.”