Presidenti Meta me imzot e George Frendo: U bashkohem lutjeve të Tij për një Shqipëri më të drejtë, më të denjë dhe më vëllazërore!

Diel, 07 Prill 2019 13:59

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë sot në ceremoninë e 50 -vjetorit të shugurimit të kryeipeshkvit metropolit të Tiranë-Durrësit, imzot George Anthony Frendo, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë.

Presidenti shpreh mirënjohjen për kontributin e George Frendo në veprimtarinë fetare në Shqipëri. “I nderuar të merrja pjesë sot në meshën e organizuar me rastin e 50-vjetorit të shugurimit të kryeipeshkvit metropolit të Tiranë-Durrësit, imzot George Anthony Frendo, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë.

Duke vlerësuar kontributin dhe veprimtarinë e tij të spikatur në ringjalljen e besimit dhe forcimin e harmonisë fetare, si dhe duke e falënderuar për gjithçka ai ka bërë për komunitetin katolik në vendin tonë, i uroj imzot Frendos edhe shumë vite të tjera në misionin e Tij hyjnor, në funksion të përhapjes së fjalëve të Zotit dhe mësimeve të shenjta. U bashkohem lutjeve të Tij për një Shqipëri më të drejtë, më të denjë dhe më vëllazërore!🇦🇱”,shkruan Presidenti Meta në një postim në Facebook

Modifikuar më Diel, 07 Prill 2019 14:52
Login to post comments