Kriza politike në vend, zbardhet agjenda e zyrtarit amerikan Mathew Palmer

Diel, 07 Prill 2019 16:28

Në kulmin e krizës politike që ka përfshirë Shqipërinë, Tiranën zyrtare do ta vizitojë në fillim të javës tjetër, zv. ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer.

Zyrtari i lartë amerikan do të vizitojë Shqipërinë në kuadër të një turi ballkanik.

Takimin e parë zyrtari amerikan do e ketë me kryeministrin Edi Rama të hënën, ndërsa të martën e 9 prillit, pritet të takohet me Presidentin Ilir Meta. Në të njëjtën ditë, Palmer do zhvillojë një bisedë me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe drejtuesen e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Login to post comments