Fakte të reja provojnë vrasjen shtetërore të avokatit Ravik Gurra!

Hënë, 08 Prill 2019 10:13

Nga Sali Berisha

Avokati u ekzekutua ne lokal te rrethuar nga policia.

Te dashur miq, ketu me poshte keni statusin ne te cilin, nga nje analize te kesaj ngjarje tragjike, arrij ne perfundimin se kemi te bejme me nje vrasje shteterore tipike per narkoshtetin.

Ky eshte statusi i publikuar ne fb tim me dt 26 mars 2019 per vrasjen e avokatit Gurra.

“Vrasja e avokatit Gurra nje vrasje tipike shteterore e narkoshtit!

Miq, vrasja e avokatit Gurra me te drejte ka tronditur thelle avokatine e vendit dhe opinionin publik te qytetit te Elbasanit ku ai kishte nje reputacion te mire dhe me gjere.

Kam ndjekur me keqardhje dhe trishtim te thelle kete krim te rende te rradhes te narkoshtetit. Me kete rast i shpreh familjes Gurra ngushellimet e mia te ndjera dhe Dhomes se Avokatise te Shqiperise solidaritetin tim njerezor.

Te dhenat e deritanishme flasin se kemi te bejme me nje vrasje shteterore tipike per narkoshtetin. Avokati Gurra, penalist i njohur mbronte disa nga bandat me te rrezikshme te partise se krimit kurse ne Elbasan ai ishte avokat i pales kundershtare te bandes qe eshte nje me pushtetin.

Keshtu qe ne te dy rastet duket se ai per shkak te detyres mesoi edhe sekrete te shtetit te mafies, lidhjeve te qeveritareve me drogen, vrasjet, trafiqet dhe per qeveritare qe ishin peng i lidhjeve te tyre me krimin. Prandaj dhe shkaku i ekzekutimit te tij mafioz shteteror qendron me sa duket para se gjitha te sekretet qe ai mesoi per shkak te profesionit, te cilat nuk rrezikonin banditet dhe vrasesit ordiner por shefat e tyre ne pushtet dhe qeveri.

Me kete shpjegohet dhe heshtja totale e qeveritareve te te gjitha niveleve per kete krim te shemtuar. Ata heshtin sepse duket se ndjehen te lehtesuar. Avokati per shkak te detyres mesoi ato qe kurre nuk duhej ti dinte per bajlozet e narkoshtetit.

Duke denuar me ashpersine me te madhe vrasjen shteterore mafioze per shkak te detyres te avokatit Gurra, shtoj se shkaku i vertet i ketij krimi te shemtuar fshihet thelle ne arkivat e zeza te narkoshtetit te Edvinit. sb”

Miq ky ishte statusi i publikuar me dt 26 mars per vrasjen qe une, nisur nga nje seri rrethanash, e kosideroja shteterore ndersa narkoqeveritaret, nga kreu i meduzes e poshte, qe nga dita e ekzektutimit gjer sot kane heshtur si fija e barit duke besuar se me heshtjen e tyre mafioze do mund te mbulojne me harrese krimin e tyre te shemtuar.

Por sot mediat sjellin fakte flagrante qe deshmojne se lokali ku ndodhi vrasja ishte i rrethuar nga narkopolice.

Keshtu, vetem pak metra nga vendi i krimit ishte makina e narkopolicise me dy narkopolice brenda, afer te cileve kaloi i sigurte vrasesi i Gurres. Kurse ne klubin ngjitur me lokalin ku u ekzekutua atentati ishin si per kafe dy narkooficere policie, te cilet pas krimit u larguan te qete nga lokali si per te thene se misioni u krye.

Keto te dhena dhe nje seri qendrimesh te tjera perforcojne bindjen se avokati Gurra u ekzekutua nga narkoqeveritare per shkak te sekreteve qe klientet e tij, miq te qeveritareve, i rrefyen per keta te fundit.

Ketu me poshte keni nje kronike te vyer te mediave qe hedh drite ne kete vrasje te shemtuar shteterore! sb

“Hije skandali/ Policët panë vrasësin e avokatit Ravik Gurra, por nuk reaguan

Nuk ka ende asnjë autor të dyshuar, të shpallur në kërkim nga policia për vrasjen që tronditi vendin. Avokati Ravik Gurra u ekzekutua mbrëmjen e 22 Marsit në një lokal në qendër të Elbasanit, ndërsa atentatori kaloi i qetë pranë patrullës së policisë.

Vetëm pak metra larg lokalit në rreth rrotullimin e “1 Majit”, automjeti i rendit ishte parkuar dhe brenda ndodheshin dy efektivë, raporton AbcNews.

Personi që qëlloi ndaj Gurrës me armë zjarri pistoletë me silenciator, kaloi në këmbë, pranë makinës së uniformave blu, pa krijuar asnjë dyshim tek punonjësit e policisë.

Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pohuan për “ABC”-në se ngjitur me lokalin ku ndodhi atentati i tipit mafioz, në një ambient tjetër po “Bar-Kafe”, ishin edhe dy oficerë të krimeve të Drejtorisë së Policisë Elbasan, por ata u larguan sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Mosreagimi i policëve po verifikohet nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, pranë Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme.

Dyshohet se vrasja e Ravik Gurrës, të jetë bërë për shkak të profesionit të 50-vjeçarit, por nuk përjashtohen as pistat e tjera nga Policia e Shtetit.

I ndjeri ishte i njohur si avokati që mbronte personat me rekorde të theksuara kriminale, jo vetëm në qytetin e Elbasanit, por edhe në Tiranë e Durrës. Hetimet po kryhet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Pavarësisht këqyrjes së pamjeve nga kamerat e sigurisë, përsëri nuk është bërë e mundur identikiti i autorit të dyshuar të vrasjes edhe pse ishte i pamaskuar.

Menjëherë pas krimit, një automjet u gjet i djegur në periferi të Elbasanit në afërsi të fshatit Bradashesh, nga ku dyshohet se janë larguar personat e përfshirë në atentat.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...