Lubonja sulmon Ramën dhe Veliajn/ “Pastrojnë paratë e krimit”

Hënë, 08 Prill 2019 18:19

Analisti politik Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” i pyetur për vizitën e ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer në Shqipëri, tha se ndërkombëtarët duan kompromise sesa ndryshim sistemi.

“Vizitën e Palmer e shoh si rutinë. Ndërkombëtarët duan më shumë kompromise mes palëve sesa ndryshim sistemi. Palmer nuk është nisur nga Amerika për të zgjidhur krizën në Shqipëri. Ai sa di unë bën disa vizita në vendet e rajonit. Palmer do të bëjë thirrje për mirëkuptim, për dialog. Mirëpo kjo nuk e zgjidh situatën. Ndërkombëtarët duan çadër për të mbuluar krizën dhe jo ndryshim sistemi”, tha Lubonja.

Fatos Lubonja tha se jetojmë në një kohë që 60 për qind e shqiptarëve duan të ikin. Ai tha se shqiptarët nuk kanë besim te njëri-tjetri dhe sistemi është i bazuar në vjedhje. Lubonja theksoi se duhet ndryshim i sistemit nga vetë shqiptarët.

“Ky sistem, e kam thënë bazohet në vjedhje. Rama dhe Veliaj vjedhin, bashkëpunojnë me krimin. Krimi pastron paratë dhe shqiptarët ikin. Ka biznesmen në politikë. Ka pasur një ligj që i ndalonte biznesmenët në politikë, por këta s’duan t’ia dinë, kanë sjellë dhe më shumë. Rama dhe Veliaj ngjajnë si komunistët dikur. Bëj propagandë dhe nga ana tjetër bashkëpuno me krimin, ndërto e shkatërro dhe kështu sundojnë. E mbani mend Ramën kur ishte në opozitë? Thoshte ta kthejmë Shqipërinë në vend ku rron mirë shqiptari i ndershëm. Por sot kemi realitet se shqiptari i ndershëm ikën për fat të keq. Ky sistem duhet thyer nga vetë shqiptarët e ndershëm”, tha Lubonja.

Sa iu takon protestave të opozitës, Lubonja tha se ata duhet të jenë më masive ose më të fuqishme, në mënyrë që të kenë efekt.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...