Pritje madhështore e Bashës në Kurbin: Ndryshimi është në dorën tuaj

Hënë, 08 Prill 2019 22:33

Kreu i demokratëve Lulzim Basha i është rezervuar pritje madhështore në qytetin e Laçit nga, simpatizantë dhe qytetarë kurbinas. Basha është pritur në nja karvan i gjatë automjetesh, në hyrje të Milotit, dhe më pas ai është pritur nga Behar Haxhiu dhe drejtues nga Dega Kurbin, ndërsa salla e tejmbushur do të shpërthente, me thirrjet " Rama ik", " Basha Kryeministër" etj.

Behar Haxhiu kreu i Degës së PD-së në Kurbin ka falenderuar kryedemokratin Basha për vizitën e tij në Laç, duke i premtuar se Kurbini është  mbështetje e vazhdueshme e programeve të së djathtës. Haxhiu ka falenderuar gjithashtu dhe banorët e Kurbinit, në këtë pjesmarrje si rrallëherë, dhe kjo është sinjal pozitiv për vlerat e demokratëve kurbinas.

Në fjalën e tij Lulzim Basha ka theksuar se kjo qeveri po tregon se është drejt rrëzimit të plotë. Edi Rama po varfëron çdo ditë shqiptarët, një qeveri e cila është e lidhur me krimin, me bandat, dhe jo rastësisht po ndërmerr hapa gjithnje në disfavor të shqiptarëve. Kjo është tregues i qartë i rënjës se rendit, dhe shifrat janë vërtetë alarmante, nga rritja e kriminalitetit kohët e fundit.

Sot  e gjithë bota e di se Edi Rama nuk është kryeministër e shqiptarëve, por kryeministër i krimit, i bandave.

Basha ka ftuar qytetarët kurbinas, dhe të gjithë shqiptarët që në protestën e 13 prillit të tregojmë vendosmërinë tonë për të rrëezuar pushtetin e një kryeministri të dështuar.

 Ndryshimi është në dorën tuaj- ka shtuar Basha, ndaj të bashkohemi të gjithë dhe të shkëpusim zinxhirët e varfërisë më 13 prisll në ora 18 në Tiranë. Kështu që do të bëjmë të mundur t'i japim fund varfërisë. Parlamenti nuk është pronë e Edi Ramës, por i sovranit. Basha ka ftuar dhe çdo cocialist kurbinas, që janë braktisur nga kjo qeverisje, 13 prilli  nuk është dita ku PD merr pushtetin, por dita kur rrëzojmë një pushtet, ka deklaruar kryedemokrati Lulzim Basha nga qyteti i Laçit.

kurbin 2.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...