Dhunë barbare të Bregu i lumit, ka të plagosur mes banorëve. Policia përplaset edhe me ish-deputetët e PD

Tuesday, 09 Prill 2019 08:45

Policia e zbarkuar në zonën e Bregut të Lumit që prej orëve të para të mëngjesit, veç banorëve që kundërshtojnë ndërhyrjen e fadromave për shembjen e shtëpive, janë përplasur edhe me ish-deputetët e Partisë Demokratike.

Siç duket edhe nga fotot, policia nuk lejon ish-deputetet Aldo Bumçi dhe Klevis Balliu të afrohen tek zona ku planifikohet të shemben 38 shtëpi, në kuadër të zgjatimit të Bulevardit të Ri të Tiranës.

Nga ana tjetër, në rrjetet sociale, Balliu njofton se deri tani policia ka shoqëruar në Komisariatin 4 persona, ndërsa janë lënduar një grua dhe një burrë, banorë të zonës.

“Edvin Rama po kryen akte barbare ndaj banorëve të Bulevardit të Ri.

Po vret qytetarët brenda shtëpive të tyre. Gaz lotsjellës brenda në shtëpitë e qytetarëve, duke kërcënuar seriozisht jetën e banorëve.

Dhunë barbare prej pushtuesi. Disa qytetarë janë shoqëruar në Komisariatin 4 dhe janë dhunuar barbarisht. Një gruaje të shoqëruar në rajon i kanë thyer këmbën dhe një tjetër burri i kanë çarë kokën.

Akte prej banditësh ndaj qytetarëve të këtij vendi”, shkruan ish deputeti Balliu.

Policia ka rrethuar të gjithë zonën te Bregu i Lumit dhe nuk lejon as median të afrohet. Ndërkohë që përfaqësuesit e PD dhe opozitës po shkojnë tek Komisariati 4 ku janë shoqëruar edhe gra e fëmijë!

1c163730 204c 4e7b a25b adb5332161131c163730 204c 4e7b a25b adb533216113

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...