Prej ditësh po diskutohet për sondazhe të ndryshme për mbështetjen politike ndaj palëve.
Edi Rama tha se sondazhet tregojnë mbështetje të fortë ndaj qeverisë.
Ish-deputeti Ervin Salianji tha dje se sipas sondazheve, opozita merr mbi 80 mandate nëse votohet tani.
‘Opozita paralelisht me protestat po punon me programin dhe me piketimin e personaliteteve, pa diskutim që, nëse zgjedhjet do të ishin sot opozita do të ishte me më shumë se 80 mandate, por pa diskutim që opozita duhet të përmirësohet edhe më shumë duke u hapur, duke propozuar alternativen e saj’, tha Salianji.
Kurse Oerd Bylykbashi, teksa fliste për A2CNN, tha se sondazhet tregojnë një rritje prej 10 për qind të PD.
‘Sondazhet e fundit tregojnë një rritje vertikale prej 10% për PD-në,’ tha ai.