Grabitja në milionave në aeroport, Berisha bën deklaratën e fortë

Tuesday, 09 Prill 2019 17:22

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit. Berisha shkruan se bandat e partisë grabisin miliona euro në pistën e avionëve të aeroportit më të pasigurtë në Botë.

Reagimi i Berishës

Bandat e partise grabisin per se dyti miliona euro ne pisten e avioneve te aeroportit me te pasigurte ne bote, pra te Rinasit.

Grabitesit e armatosur moren te gjitha arkat nga mikrobuzi i blinduar qe do ngarrkoheshin ne avion. Rojet e armatosura private qe shoqeronin mikrobuzin me arka me para dhe rojet e aeroportit ben sehir!

Hajdutet me automjetin me arkat e plaçkitura qe permbanin miliona euro u zhduken ne drejtim te paditur. Nderkohe afer Fushe Krujes policia ekzekutoi besohet njerin nga banditet.

Parate e grabitura, ne traditen e njohur do ti perdorim per fushaten elektorale te ardhshme. sb

Login to post comments