Ku është fshehur Rama?

Tuesday, 09 Prill 2019 20:07

Po kalojnë 5 orë nga ngjarja e rëndë e grabitjes së 10 milionë eurove në Rinas dhe Kryeministri Edi Rama nuk ka shprehur asnjë fjalë qoftë për inkurajim të veprimeve hetimore.
Ky njeri që reagon për çdo gjë të mundshme që ndodh në Shqipëri, madje se ka për problem të përqeshë në twitter dhe facbook edhe studentët me foto-mesazhe “kur do takohemi”, sot e ka mbyllur gojën.
Sot që siguria kombëtare u cenua, 160 pasagjerë të avionit ku ndodhej shuma e parave u terrorizuan nga kallashnikovët dhe granatat në duart e grabitësve, Rama nuk ka asnjë reagim.
Ky që del për të sharë Rektorin dhe për të mbrojtur çdo bandit të rilindjes për një ngjarje kaq të rëndë që prek sigurinë kombëtare nuk ka asnjë shenjë.
Të dalë të paktën të sqarojë, është me grabitësit apo është me rendin publik.

Modifikuar më Tuesday, 09 Prill 2019 21:28
Login to post comments