Shqipëria është bërë lajm i parë në shumë media botërore pas grabitjes spektakolare të 10 milionë eurove në Rinas.
Situata e rendit është e rëndë, ndërsa policia duket se nuk ekziston fare kur bëhet fjalë për parandalimin e krimeve.
Por duket se kjo gjë nuk e shqetëson aspak kreun e qeverisë së Shqipërisë.
Edi Rama ka hedhur mbrëmë vonë një video ne Instagram nga principata e Monakos, vend ku ka shkuar pasditen e djeshme.
Siç edhe mund ta shikoni në pamje, Edi Rama e ka mendjen tek Monako dhe aspak tek ajo se çfarë ndodh në Shqipëri.