Shpifi ndaj Shkëlzen Berishës, gjykata dënon burimin e Taulant Ballës

E mërkurë, 10 Prill 2019 13:16

Sot gjykata penale e shkalles së parë dënoi me shpifje Romeo Karaj për shpifje të kryer botërisht ndaj Shkelzen Berishës dhe e dënoi atë me 500.000 lekë gjobë. Kjo është hera e tretë që Romeo Karaj dënohet për konsumin e vepres penale të shpifjes ndaj Shkelzen Berishës. Romeo Karaj ka pasur probleme me ligjin dhe me herët.

Kujtojmë një vendim i gjykatës së Apelit nuk e lejon atë t'i afrohet familjareve të tij për shkak të dhunës që ka ushtruar ndaj tyre. Megjithatë kjo nuk e pengoi Taulant Ballën të përdorte një njeri me këto "kredenciale" si dëshmitar në komisonin e ngritur për CEZ.

Dënimet e një pasnjëshme për shpifje të Romeo Karaj më shumë se dëshmitarin dëmtojnë Ballën, duke treguar nivelin e bashkepunëtorëve të tij, si dhe provuar si shpifje dhe montime politke akuzat qe ky komsion ngriti ndaj Shkelzen Berishës bazuar mbi thëniet e Romeo Karaj që sot është dënuar tre herë për shpifje para gjykatës pikërisht për dëshmite e dhëna para komisionit.

Login to post comments