Situata e rëndë e Rinasit ishte një ngjarje e cila cënoi direkt sigurinë kombëtare të Shqipërisë. Ishte ngjarje e rënëdë, e cila dëshmoi rënien e shtetit dhe mbi të gjitha tregoi inkompentencën e policisë minimalisht. Maksimlaisht mund të hidhen edhe dyshime për bashkëpupnim. Por në daljen e tij të sotme, ministri i Brendshëm, i cili ka përgjegjësi direkte për ngjarjen, fjalitë i kishte të nisura me shprehjen “do të”. Ky do të rregullonte rendin, do të merrte masa që ngjarje të tilla të mos përsëriteshin më, ky do të… do të….
Ky zotëri është përgjegjës dyfish për ngjarjen. Nëse e ka ditur se rendi nuk ecën dhe është parajsë e vrasjes dhe grabitjes dhe në kohën e tij vrasja ka marrë përmasa të frikshme, pse nuk ka reaguar, pse nuk ka marrë masa deri tani? Në një shtet serioz sigurisht jo të atij të Rilindjes, ministri i Brendshëm nuk flet si aktor estrade, dhe nuk i vihet epiteti “kimikati”. Ky është përgjegjës deri tani se nuk ka marrë asnjë masë për parajsën kriminale, dhe i dyfishtë se nuk ka reaguar në asnjë lloj forme për vrasjet e grabitjet që çuan në ngjarjen e djeshme. Krimi mori përmasë të tillë se është ky ministri i brendshëm, pa autoritet, pa grintë, veçse një ushtar i bindur për gaz e kërrbaç!
Sërish me fjalën e tij sot krimi pati festë!