Jemi mësuar me reagimet e Edi Ramës, për çdo rast kur në dorë i plas skandali i radhës ai mundohet dhe gjen fajtorë te të tjerët. Asnjëherë nuk pranon që problemi është keqqeverisja e tij. Nuk ka kursyer as edhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt duke i shitur dhe i larguar nga politika, madje në disa raste i ka dërguar në burg.
Është mësuar që të gjitha të këqijat t’ua hedhë ministrave, drejtorëve, rektorëve, profesorëve në Universitete, dhe asnjëherë të fajësojë veten.
Sot nuk habiti njeri kur deklaroi se fajin për mungesën e sigurisë në Rinas e ka Kina.
Kanë kaluar më shumë se 24 orë nga ngjarja e rëndë ku Siguria Kombëtare u vu në pikëpyetje, pasi grabitës me kallashnikovë dhe granata hynë e dolën brenda 3 minutave në Institucionin e sigurisë së veçantë dhe Edi Rama është mjaftuar me një mesazh në twitter.
Heshtje që vë në diskutim seriozitetin e tij si kryeministër i një vendi, qytetarëve të e të cilit duhet tu sigurojë fillimisht sigurinë.