Reagimi i sotëm i Ramës në tuiter lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Rinas, vetëm reagim shtetari nuk ishte. Vetëm reagim kryeministri nuk ishte. Ky për çdo gjë, për çdo zullum, për çdo vjedhje, për kanabisin, kokainën, Rinasin, për faktin që asnjë investitor i huaj nuk mend të vij në Shqipëri, e jo më ta bëjë atë akt. Por ky zotëri, për të gjitha këto ka një fajtor.
Në vitin 2013, ia kishte fajin PD, pastaj LSI për kanabisin ia ka fajin kazanin, balta. Për Saimir Tahirin ia kishte fajin Habiljat jo Saimiri që ia dha makinën atyre. Për grupet e kokainës ia ka fajin media ndërkombëtare, për publikimin e dosjes 339 dhe 184 kazanin i brendshëm dhe i jashtëm, për reformën ne drejtësi që e ka kthyer në maskaradë do dalin një ditë që e ka fajin Sorosi dhe e ka sigurisht, për vrasjet pa fund, vendin e kthyer në kasaphanë ia ka fajin opozita, për ekonominë që e ka bërë të jetojnë shqiptarët nën 1 dollarë në ditë, prapë kazani mediatik, për korrupsionin drogën që ia zbulojnë ia ka fajin VOA dhe ky jeton në një planet tjetër.
Tani për ngjarjen më të rëndë të shkeljes së sigurisë në vend, në objektin aeroportit të Rinasit që është objekt i sigurisë kombëtare se jemi vend anëtar i ANTO këtij ia kanë fajin kinezët.
Ky, pozicionin e kryeministrit nuk ka përgjegjësi për asgjë, sikur jeton në një planet tjetër, niveli i tij i trishtueshëm intelektual, që ia arriti për hir të së vërtetës me fantazi prej kollaresh me topa dhe për çun trendi të hedhi pak hy syve shoqërisë shqiptare dhe një pjese të faktorit ndërkombëtar.
Ky i fundit, është ndërgjegjësuar dhe ia ka plasur derën në fytyrë prandaj dhe del bën noj xhiro nga Monako, për nga gjuha e përdorur në mesazh, për të gjithë komunikimin që ka ky njeri në mediat, televizione, media sociale ky është thjesht në pozicionin e një thashethemexhiu portalesh.
Ky nuk ka asnjë lidhje me postin e kryeministrit përveç mbrojtjes së krimit të organizuar, trafikut të kokainës dhe gaztorëve dhe oligarkëve të oborrit qofshin këto me një apo dy L.