Lajmi i ditës sot ishte se Edi Rama mënjanoi Sandër LLeshajn dhe rolin e Ministrit të Brendshëm do ta ketë Olta Xhaçka, ministrja e Mbrojtjes. Këtë lajm Rama zgjodhi ta bënte publik nga goja e vetë Oltës dhe pa dijeninë e Sandër Lleshajt. Nga sot siguria në Aeroportin e Rinasit, por edhe rendi dhe siguria në vend do të jetë në dorën e Oltës, ministres që as vetë nuk e di pse ndodhet në atë pozicion.
Po sa mund të na japë siguri Olta Xhaçka?
Rasti më i fundit ishte siguria me zjarret e shkaktuara. Edhe pse në temperatura të ulta shumë pyje u dogjën në dy javët e fundit dhe dhjetëra familje u vunë në rrezik nga kërcënimi i flakëve. Zgjidhja e vetme nga Olta Xhaçka ishte kalimi i kësaj situate me deklarata për mediat dhe krijimi i skenarëve që opozita po u ve qëllimisht zjarrin. As të mos e imagjinojmë se si
Kjo për sa i përket aftësive profesionale të Oltës.
E përfolur për lidhjet e ngushta me Ramën me bashkëpunimet në disa fusha të errëta biznesi, Olta ka marrë dy portofole ministrore njëri pas tjetrit, në qeverisjen Rama. Mediat kanë ngritur herë pas here pikëpyetje të kësaj marrëdhënie, madje ato janë kthyer vite më parë.
Lidhjet e Oltës në rrethin e ngushtë të Ramës janë kërkuar pikësëpari në lidhjet që ka pasur Rama me nënën e Oltës, Natashën. “Dikur nëna e Oltës u arratis nga Shqipëria për shkak se ndaj saj nisi një procedim penal pas zbulimit të skandalit të birësimeve të fëmijëve të mitur, ku Natasha Xhaçka ishte përzier në vitet nëntëdhjetë. Në këtë skandal ishte përzier dhe Edi Rama që kishte ndërmjetësuar për disa birësime jashtë vendit te njerëz me rekorde pedofilie. Nëna e Oltës i kishte provat për ta përzier Edi Ramën në këtë histori, por heshti dhe heshtja e saj u shpërblye sipas kodeve mafioze” do të shkruhej në media kohë më parë.