Kadiu rendit 7 arsye pse grabitja në Rinas është dështimi më i madh i shtetit!

E mërkurë, 10 Prill 2019 22:15

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu, ka deklaruar se grabitja e miliona eurove në Rinas është si përmbledhja e një libri me titull “Jeta e shqiptarëve nën Sundimin e Rama-ziut”.

Duke reaguar përmes Facebook lidhur me këtë ngjarje të rëndë, Kadiu ka renditur 7 arsye të forta që tregojnë haptazi dështimin e shtetit, që në fakt ish-deputetja demokrate i cilëson si një pjesë e vogël e hallit të madh të shqiptarëve, të cilët do të dalin e të protestojnë me 13 prill.

Statusi i plotë i Kadiut

Ngjarja e vjedhjes së miliona eurove në Rinas është si një “Executive Summary” i një libri me titull “Jeta e shqiptarëve nën Sundimin e Rama-ziut”.

  1. Duke nisur që nga koha kur ndodh ngjarja, periudhë kjo paraelektorale për PS-në e Ramës. Me 2.5 milionë € bëhet diferenca e përcaktohet fituesi në cilëndo bashki.
  2. Me armë banda arrin të hyjë në ambientet e territorit të aeroportit, ashtu siç ecin çdo ditë përkrah njëri-tjetrit qytetari me kriminelët në qytete si Durrësi, Shkodra, Elbasani, Vlora, etj.
  3. Makina mban shkrimet “Hetimi tatimor”. Po kush e drejton këtë institucion, tatimet e doganat në vend?!!! Në mendje me vijnë targat e Tahirit&Habilajve 003.
  4. Del Zv.Kryeministri e thotë që Admir Murataj ishte koka e bandës!!! Po kaq mirë e paske njohur more Zotëri këtë bandë, sa e njeh e përnjëherë “kokën” sikur të ishte shtabi elektoral i Rilindjes?!
  5. Dalin njëri pas tjetrit ministra me radhë duke “mirëpërcaktuar” skemat, rolet në banda a thua se janë prokurorë e gjykata. Ndaj s’kemi nevojë për gjykata e prokurorë ne, sepse i mirëbën këto funksione kabineti qeveritar.
  6. Del Ministri i Brendshëm e thotë që Fajin e ka koncesionari. Të paktën nuk tha fajin e ka opozita🤣🤣🤣.
  7. Firma koncesionare qenka kineze. Kinezja Balluku nën bekimin e Ramës ia besojnë sigurinë kombëtare e sigurinë e shtetasve shqiptar, kinezëve.

Këto janë vetëm një pjese e vogël e hallit të madh të shqiptarëve që të dalin e të protestojnë me 13 prill.

Modifikuar më E mërkurë, 10 Prill 2019 22:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...