Tsipras 'kokë më kokë' me Ramën në Dubrovnik, për të 'sqaruar' lojën me pronat në bregdet

Premte, 12 Prill 2019 12:12

Sot në Dubrovnik në kuadër të samitit të 8-të të vendeve të Europës Qëndrore, asaj Juglindore si dhe Kinës, e njohur si iniciativa 16+1, do të ketë edhe një takim “kokë më kokë” mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe atij të Greqisë, Alexis Tsipras. Sipas axhendës së paralajmëruar, takimi mes dy kryeministrave do të nisë në orën 10:00, ndërsa në orën 12:30 do të ketë një deklaratë të përbashkët për mediat.

Kohët e fundit marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë të tensionuara veçanërisht pas deklaratës së kryeministrit grek në samitin e Bukureshtit, ku deklaroi, “se nëse është e vërtetë ajo që po bën qeveria shqiptare”, ai është pesimist për perspektivën europiane të saj.

Bëhet fjalë për një ligj të qeverisë shqiptare, sipas të cilit shtetëzohen shumë prona në bregdetin shqiptarë me synim përdorimin e tyre nga “investitorët strategjikë”. Por për qeverinë greke, ky hap i qeverisë Rama prek shumë edhe minoritetin e këtij vendi në zonat jugore të vendit.

Në ditët e para të Prillit pati edhe një bisedë telefonike, mes kreut të qeverisë, Edi Rama, me homologun, Alexis Tsipras.

Gazeta “Kathimerini”, duke iu referuar burimeve diplomatike, shkruante në atë kohë se, Tsipras dhe Rama patën një bisedë të tensionuar për ligjin për pronën në brigjet e Jonit dhe te Akti për Minoritetet. Sipas kësaj gazete, telefonata erdhi pas krizës bilaterale për shkak të publikimit në fletoren zyrtare të ligjit për pronat, me të cilin Athina pretendon se është sekuestruar prona e minoritarëve grekë në Himarë. Pas kësaj bisede ky ligj, u zhduk nga Fletorja Zyrtare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...