Basha poston videon dhe ka një thirrje për protestën e të shtunës

Premte, 12 Prill 2019 17:41

Kryetari i Partisë Demokratike,. Lulzim Basha, përmes një postimi në rrjetet sociale, fton qytetarët shqiptarë ti bashkohen protestës së rradhës së opozitës, nesër, para kryeministrisë.

Sipas Bashës, Shqipëria si e gjithë Europa duhet të jetë motoja dhe arsyeja që nesër gjithsecili të jetë para selisë së kryeministrisë.

“Të shtunën, në orën 18:00, të gjithë në Tiranë! Për standarte të vërteta, për mirëqenie për çdo shqiptar, për shtëpine tonë, për fëmijët tanë, PËR SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA”, shkruan Basha në postimin e tij, duke shtuar edhe një video-promo.

Modifikuar më Premte, 12 Prill 2019 23:04
Login to post comments