Kur të gjitha mediat ndërkombëtare, homologët e vendeve strategjike të Shqipërisë dhe shqiptarët janë sy e veshë se si do të gjendet një zgjidhje për ringritjen e sigurisë në kryeqytet, drejtuesit e organeve ligj zbatuese zgjedhin të largohen nga Tirana.
Misnitri Sandër Leshaj, Drejtori i Policisë së Përgjithshme Ardi Veliu dhe kreu i SHISH Helidon Bendaj zgjedhin të bëjnë fushatë elektorale për Partinë Socialiste në Elbasan. Sot ata sajuan një takim me prefektin e këtij qyteti për të cilin përflitet si kandidat i socialistëve në Bashkinë e qytetit, duke i lënë mënjanë kambanat e mungesës së sigurisë në kryeqytet.
Të martën e 9 prillit jo vetëm shqiptarët por edhe vendet e BE u alarmuan për rrezikun e rënies së sigurisë në Aeroportin e Shqipërisë, çka nxori në pah edhe mundësi të terrorizmit.
Po sot kur ende Policia dhe Ministria e Brendshme nuk kanë dhënë detajet për ngjarjen e rëndë krerët e institucioneve përgjegjësie për sigurinë zgjodhën të përdoreshin si eksponentë socialistë në shërbim të promovimit të kandidatit për Bashkinë e Elbasanit.