Pak para protestës, ambasadori italian: 'Qeveria nuk mund të vazhdojë pa opozitën që përfaqëson...'

Saturday, 13 Prill 2019 10:59

Ambasadori i Italisë në Tiranë, Alberto Cutillo, është shprehur në një intervistë për Report Tv, se maxhoranca nuk mund të hiqet sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe se duhet të vazhdojnë urgjentisht të dialogojë me opozitën që ka dalë në rrugë. Cutillo tha po ashtu se kjo qeveri dhe maxhorancë nuk mund të miratojë reformat e rëndësishmë, pa dialogur me pothuajse gjysmën e elektoratit që përfaqësohet nga opozita që ka braktisur parlamentin. Gjithashtu për protestën e opozitës që do të zhvillohet ditën e sotme, ambasadori ka kërkuar që ajo të jetë paqësore.

“Unë u bëra thirrje të dyja palëve. Së pari opozitës, në lidhje me protestat që, nëse do të vazhdojnë, do të duhet të ruajnë formë paqësore dhe kjo më duket një vijë e kuqe shumë e qartë. Unë kam thënë se shumica ndoshta ka më shumë përgjegjësi, por do të thosha edhe më shumë interes që situata në vend të mbetet e qetë, e veçanërisht që të rifillojë dialogu politik që për fat të keq gjatë gjithë kësaj legjislature ka qenë i munguar, pikërisht sepse Vendi duhet të përballet me disa afate dhe reforma shumë të rëndësishme, reforma që nuk mund të miratohen nëse mungon plotësisht dialogu me pothuajse gjysmën e elektoratit dhe deputetët që e përfaqësojnë. Kështu që unë besoj se nëse qeveria dëshiron të vazhdojë me këtë përpjekje reformuese që ne e mbështesim, ka nevojë të dialogojë me opozitën”, tha mes të tjerave Cutillo në këtë intervistë.

Modifikuar më Saturday, 13 Prill 2019 11:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...