Arsyet pse qytetarët duhet t’i bashkohen protestës sot në orën 18:00

Saturday, 13 Prill 2019 14:53

Kryedemokrati Lulzim Basha publikon videon, e cila me pamje tregon arsyet se pse qytetarët duhet t’i bashkohen sot protestës së opozitës.

“Të shtunën, në orën 18:00, të gjithë në Tiranë! Për standarte të vërteta, për mirëqenie për çdo shqiptar, për shtëpine tonë, për fëmijët tanë, PËR SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA!”, shkruan në profilin e tij në “Facebook”, Basha.

Spoti shfaq momente nga disa prej protestave kryesore, si mbrojtja e Teatrit Kombëtar, ajo e Unazës së Re kundër shembjes së shtëpive, përgjimet, grabitjet, korrupsioni etj etj.

Opozita do të protestojë sërish këtë të shtunë, pas dorëzimit të mandateve, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zgjedhje të parakohshme.

Por, me sa duket, Rama ka vendosur të blindojë Kryeministrinë, për protestën e orës 18:00 edhe pse kohë më parë e shiti heqjen e hekurave që e rrethonin si një frymë lirie, ndryshe sipas tij, nga koha e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sot Kryeministria është rrethuar nga disa hekura të çmontueshëm, ndërsa plot 1500 policë do të jenë në gatishmëri gjatë protestës.

Login to post comments