Ka nisur protesta kombëtare e opozitës. Dhjetëra mijëra qytetarë janë mbledhur, si asnjëherë tjetër më parë, para godinës së Kryeministrisë. Qytetarët kanë sfiduar reshjet e shitur dhe janë mbledhur në mënyrë masive për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeveri tranzitore për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Mbështetës të opozitës nga shumë qytetet të vendit i janë bashkuar protestës. Në Kukës, Gjirokastër, Lezhë, Shkodër, Fier, Elbasan, Korçe etj, drejtues të PD shprehen se do të ketë një pjesëmarrje masive në protestë.
Duke qenë se moti sot është i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu, PD ka shpërndara çadra me mbishkrimin “Rama ik”. Kjo është një tjetër simbolike e përdorur nga opozita, në shenjë proteste kundër kryeministrit Rama. Ndërsa fermerët kanë marrë me vende bidona me qumësht.
Ndërkohë me qindra efektivë policie kanë zënë pozicionet rreth godinës. Bëhet e ditur se për sigurinë e kësaj proteste janë të angazhuar mbi 1500 forca policore.