Duke folur në protestën madhështore të shqiptarëve në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, kreu i opozitës Lulzim Basha është shprehur se nuk ka dhe nuk do të ketë kompromis me ëndërrën e shqiptarëve, ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’.
‘Ne e dimë fare se ky mandat besimi që vjen nga shumica e shqiptarëve shkon përtej nevojës akute për një rotacion politik.
Ajo që na ka bashkuar është rizgjimi kombëtar i një aspirate që ne kemi sakrifikuar shumë.
Nuk është asgjë më pak se zgjedhje të lira e të ndershme, as më shumë e as më pak se drejtësi e pakapur, të konkurrencës, të ekonomisë që hap vende pune. Le të kushtojmë nga ky muzg i tiranisë, të gjithë bashkë, miliona shqiptarë që na janë bashkuar, se nuk ka e nuk do të ketë kompromis. E duam Shqipërinë si gjithë Europa.
Nga ky shesh ne e themi për ta dëgjuar ata miliona shqiptarë dhe ata të huaj, që nuk do të heqim dorë nga ëndrra jonë, ajo se e duam Shqipërinë si gjithë Europa’.