Ministri i deleguar i Jashtëm, Gent Cakaj, ka zhvilluar një takim mëngjesin e sotëm me gazetarët, por siç duket situata ka dalë nga kontrolli. Në takim ishin pjesa më e madhe e gazetarëve të politikës, të cilët e “kanë” gozhduar Gent Cakajn me pyetje, duke sjellë edhe nervozizim dhe përplasje me stafin të ministrit të deleguar.
Fillimisht Gent Cakaj është përplasur me Drejtorin e Kabinetit në Ministrinë e Jashtme, i cili po i jepte shpjegime një gazetari. “Boll se flas unë, jam unë këtu, pastaj ti” i është drejtuar Cakaj dhe më pas i ka thënë, “Ok fol ti”, duke e shoqëruar edhe me një të goditur të tavolinës.
Një tjetër gazetar e ka pyetur ministrin e deleguar për Punët e Jashtme, në lidhje me Ambasadorin e ri Iranian në Tiranë. Në këtë moment ka filluar të flasë një prej vartësve të Cakajt, gjë që siç duket nuk i ka pëlqyer ministrit të deleguar, duke i thënë që të heshtë.
Më pas Cakaj e ka marrë situatën në kontroll duke theksuar se nga Irani nuk ka një emër të ri për Ambasador.