Basha në takimin e Institutit Ndërkombëtar të Studimeve: Të fillojë një mision monitorimi edhe në Shqipëri

Hënë, 15 Prill 2019 16:43

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet për një vizitë zyrtare në Slloveni. Pjesë kryesore e axhendës ishte mbajtja e një fjalimi në IFIMES – International Institute for Middle-East and Balkan Studies (Instituti Ndërkombëtar i Studimeve për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin). IFIMES është i mirënjohur në elitën e politikës ndërkombëtare për analizat e tij në fushat që ai mbulon.

“Monitorimi më efektiv i reformave të sundimit të ligjit në vendet që kërkojnë anëtarësim në BE mund të arrihet duke u mbështetur në shembullin pozitiv të të ashtuquajturit raporti ‘Priebe’, i cili ndihmoi në tejkalimin e një krize serioze të demokracisë dhe sundimit të ligjit në Maqedoni në vitin 2015”, tha Basha gjatë fjalës së tij.

Basha shtoi: “Komisioni Europian sapo ka filluar një nismë të re për raportimin e ‘Priebe’ për të monitoruar të gjithë sistemin e sundimit të ligjit në Bosnje dhe Herzegovinë. Unë inkurajoj Komisionin që të iniciojë një mision të tillë monitorimi edhe në Shqipëri”.

Login to post comments