Strategjia e Fleckensteinit: Problemin e sotëm, shtyje për nesër

Tuesday, 16 Prill 2019 10:33

Nga  Vincent W.J. van Gerven Oei

Javën e kaluar, Knut Fleckenstein, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, deklaroi se “reforma zgjedhore mund të bëhet në kushtet ku ndodhet Shqipëria sot”. Pavarësisht se kjo deklaratë është korrekte — duke qënë se Partia Socialiste, sëbashku me opozitën “renegade”, arrin shumicën prej tre të pestave të deputetëve — zbatimi i reformës zgjedhore nën kushtet parlamentare aktuale do të thotë të mos gjesh një zgjidhje përfundimtare për problemin, por ta shtysh atë për më vonë.

Deklarata e europarlamentarit Fleckenstein nuk mund të interpretohet si një zgjidhje naive e situatës, në peisazhin e copëtuar politik shqiptar. Ajo ndjek të njëjtën strategji të zgjedhur nga Komisioni Evropian, e cila thotë se zbatimi i reformave të kërkuara nga BE-ja me çfarëdolloj kostoje për vendin është më i mirë se sa një demokraci funksionale dhe zbatimi i ligjit.

Fleckeinstein, njësoj si Komisioni Evropian, vazhdon të besojë se zbatimi i ligjit në Shqipëri do të fillojë vetëm pasi të mbarojë reforma në drejtësi. Fatkeqësisht për ta dhe për ne, kjo marrëdhënie është më e ndërlikuar.

Legjislacioni i mirë dhe zbatimi i ligjit ushqejnë njëri-tjetrin dhe krijojnë një kulturë ligjshmërie që, sikurse e kanë zbuluar tani qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar, është tmerrësisht shumë e brishtë. Ndaj pyetja është, çfarë e motivon Fleckeinstein-in dhe Komsionin aktual Evropian të mbajë këtë qendrim kaq simplicist? Fatkeqësisht, përgjigjia është një shenjë e gjendjes së dëshpëruar në të cilën ndodhet Bashkimi Evropian: zgjedhjet e brendshme në institucionet e BE-së.

Fleckeinstein është anëtar i të majtës evropian S&D, në të cilën bën pjesë edhe Partia Socialiste e Edi Ramës. Aktualisht, ata kanë 186 vende nga 750 vende të Parlamentit, por pritet të fitojnë vetëm 137 vende në zgjedhjet e ardhshme, nga 705 anëtarë të parlamentit të ri në total (numri i eurodeputetëve  është ulur për shkak të Brexit). Kjo është një rënie nga 26 përqind në 19 përqind të vendeve. Koalicioni aktual drejtues i EPP— S&D­­–ALDE, tani nga 63 përqind të vendeve pritet të fitojë afërsisht 54 përqind në zgjedhjet e ardhshme.

Me fjalë të tjera, koalicioni qeverisës në KE po lufton për të mbijetuar, i kërcënuar nga e djathta ekstremiste evropiane. Ndoshta Fleckenstein nuk do të jetë më as raportuesi për Shqipërinë. Ai është, sipas një shprehje angleze, një “patok i çalë”, që ka humbur zgjedhjet por vazhdon akoma të jetë në detyrë vetëm për hir të afateve ligjore.

Dhe ndaj Fleckenstein, Komisioni Evropian, qeveria dhe opozita shkojnë përmes të njëjtave fjalime dhe lëvizjeve pa e çuar ndonjëherë nëpër mend të gjejnë ndonjë zgjidhje shteruese për situatën politike aktuale.

Sikurse e shpjegova, ne nuk mund të presim këtë nga dikush si Fleckenstein, por është në dorë të opozitës të propozojë një strategji, e cila nuk e shtyn zgjidhjen e problemit për më vonë, por e zgjidhë atë tani. Exit.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...