Pse e refuzova emërimin e Bledar Valikajt dhe pse drejtësia ka degraduar

Tuesday, 16 Prill 2019 13:29

Nga Bujar Nishani

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar prokuror duke i dhënë edhe titullin magjistrat z. Bledar Valikaj. Për shkak se gjatë kohës që isha President i Republikës e refuzova dekretimin e atij emërimin dhe sot qëndrimi im si Kryetar i Shtetit referohet në këtë çështje duhet të denoncoj standardin skandaloz ku kanë degraduar institucionet drejtuese të sistemit të drejtësisë.

Së pari, interpretimi i faktit se z. Valikaj është bashkëshorti i një deputeteje dhe politikaneje të së majtës është i gabuar dhe i padrejtë.

Secili prej bashkëshortëve ka bërë zgjedhjen e vet në çështjen e angazhimeve profesionale. Gjykimi është vetëm mbi sjelljen institucionale e ligjore për secilin në fushën e tij.

Emërimi i një personi jomagjistrat si prokuror apo gjyqtar, është një shkelje dhe mospërfillje flagrante dhe arrogante e asaj që është e shkruar e zezë mbi të bardhë në Kushtetutën tonë, ndryshimit të së cilës me konsensus 100% iu bë një jehonë historike dhe e përbotëshme.

Interpretimi se kërkesa e tij është refuzuar gjatë kohës kur ndryshimet kushtetuese nuk ishin miratuar, është një spekulim aspak fin.

Në atë periudhë të qënit magjistrat nuk ishte kategorik, por edhe e drejta për të emëruar një jomagjistrat ishte e përcaktuar mbi një përqindje strikte në numrin total të prokurorëve e gjyqtarëve, çka ishte tejkaluar, duke pamundësuar kështu emërimin.

Skandali i influencës antiligjore vijoi në Gjykatën Administrative.

Gjykata urdhëronte Presidentin e Republikës të bënte Dekret!!!

Qesharake përtej imagjinatës.

Megjithë pikpamjen time ndryshe, por mund ta pranoj që gjykata të gjykojë administrativisht përmbajtjen e një Dekreti ( pra kur ai është lëshuar nga Kreu i Shtetit) dhe jo të urdhërojë bërjen e Dekretit.  Dekreti është tagër kushtetues i Kryetarit të Shtetit. Përmbajtja e tij mund të gjykohet e rrëzohet nga një gjykatë dhe ajo është Gjykata Kushtetuese. Veç përmbajtja e tij! Po nëse një trup gjykuese jep një Vendim me Vdekje sot, kur ai lloj dënimi është hequr në Shqipëri, çfarë do të bëj Prokuroria, do ta ekzekutojë ?!

Së dyti, nëse pranojmë logjikën skandaloze të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, opinioni duhet të dijë se “fakti” i atij vendimi të Gjykatës Administrative është lëshimi i Dekretit prej Kryetarit të Shtetit, pra i atribohej Institucionit të Presidentit të Republikës dhe jo KLP, e cila nuk ekzistonte në atë periudhë.

Sot KLP ka marrë përsipër ushtrimin e tagrit të një pushteti tjetër, të adresuar në një kohë kur vetë KLP as nuk ekzistonte si entitet.

Skandalet në fakt, nuk kanë logjikë.

Skandalet e njëpasnjëshme në institucionet e kontrollit dhe drejtimit të drejtësisë tregojnë se, për fat të keq, sot drejtësia ka degraduar akoma më shumë. Pasojat i kanë shqiptarët. Jo kolektivisht. Individualisht, dikush me parë e dikush më pas.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...