Denoncimi/ Me datë 20 na dëbojnë me dhunë nga pronat tona, duan të ndërtojnë kulla

Tuesday, 16 Prill 2019 16:54

Një qytetar i cili thotë se jeton në Sarajevë, ka denoncuar një akt që sipas tij është ndërmarrë nga Erion Veliaj për shembjen e një lokali në pronësi të tij, i cili ndodhet pranë Prefekturës së Tiranës, në rrugën e Kavajës.

Ai quhet Kreshnik Zhubi dhe pretendon se e ka blerë lokalin që në vitin 1995 në mënyrë të rregullt dhe se ka ushtruar aktivitetetin e tij privat prej 24 vitesh njësoj si 3 komshinjtë e tjerë.

“Ndërsa tani shteti do ti marrë lokalet me çdo kusht nën pretekstin “renovim dhe kthim në identitet “ku nuk na dëmshpërblen me vlerën reale të lokaleve, por në mënyrë të vazhdueshme kemi kërcënime dhe presion për diçka të cilën e kemi blerë vetë me paratë tona të fituara për kaq vite nëkurbet. Në dhjetor 2017 pronën e kanë njerr në emër shteti pa vendim gjyqi, kjo është hajnillek i madh, gjë që nuk ndodh askund, gjë që as cetniku gjatë luftës nuk ë ka marrë pronat e huaja”, shkruan qytetari mesazhin e të cilit e ka bërë publik ish-kryeministri, Sali Berisha.

Sipas tij, së fundmi ju ka shkuar urdhëri për të shëputur energjinë elektrike ndërkohë me datën20 pritet ti dëbojnë me dhunë nga lokalet e tyre pa i dëshpërblyer për pronat e tyre.

Statusi i plotë i Berishës:

Edvin Hajditi dhe Lal Plehu i grabisin pronen qytetarit.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb

I nderuar z.Berisha
Jam Kreshnik Zhubi, jetoj me familje ne Sarajeve.
Unë nderlidhem paralelisht me këtë situatë që ndodh tek Unaza, dhe tek vendet tjera qe Edi Rama me Erion Velijen si dhe oligarket tjere I debojne njerezit nga prona e tyre. Pra, skandalet nuk ndalen me këtë qeveri.
Ne vitin 1995 gjate luftes se Bosnjes gjetem strehim ne shtetin ame ne Shqiperi ku edhe e bleme lokalin ne menyre te rregullt tek rruga e Kavajes ,ku tani siper nesh eshte Prefektura e Tiranes .
Lokali ka funksionuar, si I imi ashtu edhe I 3 komshinjve tjere ,ndersa tani shteti do ti marre lokalet me cdo kusht nen pretekstin “renovimdhe Kethim ne identitet “ku nuk na demshperblen me vleren reale te lokaleve,por ne menyre te vazhdueshme kemi kercenime dhe presion per dicka te cilen e kemi blere vet me parate tona te fituara per kaq vite ne gyrbet.Ne dhjetor 2017 pronen e kane qit ne emer te vet pra Republika e Shiperise pa vendim gjyqi ,kjo eshte hajnillek I madh ,gje qe nuk ndodh askund,gje qe as cetniku gjate luftes nuk I ka marre pronat e huaja.
Realiteti eshte qe godinen dojne ta marrin oligarket te cilet e rrezojne dhe ndertojne godina shumekateshe, ndersa ne 4 me cdo kusht te perjashtohemi nga pronat tona.
Tani erdh urdheri per me keput rrymen elektrike pavaresisht pagesave te rregullta mu edhe 3 komshinjve tjere, ndersa po flitet qe me daten 20 te ketij muaji do na debojne me dhune nga lokalet tona.
Shpresoj qe edhe rasti jone do te degjohet, per padrejtesine e cila po na ndodh, dhe cila mundet me qene zgjidhja per ne ?
Me respekt,
Kreshnik Zhubi

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...