FOTO/ Çfarë shkrumboi zjarri në katedralen “Notre-Dame”

Tuesday, 16 Prill 2019 22:50

Të gjithë sytë e botës u drejtuan nga Parisi mbrëmjen e së hënës. Katedralja e famshme “Notrë Dame” shpërtheu në flakë. Një ditë në pas është bërë bilanci i asaj që ka ndodhur . Mjeshtrit e kompanisë janë marrë në pyetje nga hetuesit, pasi maja konike e “Notre Dame” u rrëzua si pasojë e zjarrit duke shkaktuar në këtë mënyrë dëme për të cilat ekspertët besojnë se do të duhen dekada të riparohen. Disa pjesë të Katedrales “Notre Dame” janë dëmtuar rëndë, disa të tjera disi më lehtë, ndërsa pjesë të rëndësishme dhe tejet të vjetra kanë mbetur të paprekura.

Nga të dhënat është shkatërruar komplet çatia në pjesët 1 dhe 2 në foton e mësipërme dhe maja ikonike 3 që u rrëzua. Janë dëmtuar pjesërisht pjesët anësore prej guri ndërsa kanë mbetur të paprekura pjesët e kullave të kambanave dhe hyrjet kryesore.

Hetuesit besojnë se zjarri shkatërrimtar nisi në zgavrën e çatisë, poshtë konit ku kishte nisur puna dhe ku po përdoreshin mjete elektrike. Zjarri u zbulua vetëm rreth orës 18:50 të mbrëmjes, ndërkohë që punonjësit thuhet të kenë mbyllur punimet mes orës 17.00 dhe 17:30.

Sipas hetuesve, një sinjal alarmi u dëgjua në orën 18:20, gjë që ndërpreu një meshë që po mbahej aty, por nuk u zbulua asnjë flakë zjarri në atë moment. Alarmi u dëgjua sërish në 18:43, kohë pas së cilës flakët nisën të përhapeshin dhe të dilnin jashtë kontrollit.

“Ne jemi më shumë se kushdo tjetër të interesuar për të hedhur dritë mbi origjinën e kësaj drame”, – është shprehur Julien Le Bras shefi ekzekutiv i firmës “Le Brass Freres” që kishte marrë tenderin prej 5.8 milionë eurosh për riparimin një vit më parë. Sipas tij, kompania ka 12 punonjës të përfshirë në restaurim, megjithatë asnjëri prej tyre nuk gjendej aty kur nisën flakët.

“Të gjitha masat e sigurisë po respektoheshin. Punonjësit po bashkëpunojnë pa më të voglin hezitim në hetimin e autoriteteve”, – këmbënguli më tej shefi ekzekutiv i firmës së rikonstruksionit.

Vitin e kaluar, kur kompania e tij mori të drejtën për të rinovuar “Notre Dame”, ndërtesën ikonë të Parisit dhe Francës si komb, 32-vjeçari mburrej mbi kapacitetet dhe aftësitë e firmës së tij të vogël, të njohur edhe si “Restauruesit e Katedraleve”, për të riparuar majën konike të saj.

“Gjëja e parë që na shkon ndërmend është mbrojtja e vlerave të ndërtesave historike. Kjo është në ADN-në tonë”, – do të shprehej asokohe i riu i përfshirë në fushën e ndërtimeve.

Firma e tij “Le Bras Freres”, e themeluar në vitin 1954 nga gjyshi Louis Le Bras i shefit ekzekutiv të sotëm, e ka qendrën e saj në Jarny, Lorraine, ka të punësuar 200 mjeshtër dhe asaj i janë besuar punime rinovuese të disa prej godinave më historike të Francës. ©LAPSI.al

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...