Skema e shpërbërjes së shtetit!

Tuesday, 16 Prill 2019 22:12

Një ngjarje që tregon shumë për Shqipërinë.

Në vendin të presupozuar më të sigurtë në vend, atë të aeroportit ndërkombëtar të Rinasit grupet kriminale për herë të dytë arrijnë të grabisin miliona euro.

Por cfarë nxorri në pah kjo ngjarje kriminale?

Në aeroportin e Rinasit, siguria ëhstë dhënë me PPP tek kinezët. Por produkti kinez nuk garanton asnjë siguri, duke e nxjerrë këtë PPP me mjaft probleme.

Por jo vetëm kaq.

Grabitja në Rinas konsiderohet si cënim i sigurisë kombëtare. Të mjatë, të djathtë, në qeveri apo opozitë të gjithë e pranojnë së siguria në vend u cënua më 9 prill.

Edhe pse bashkohen në cënimin e sigurisë kombëtare, instalimi i Ushtrisë në aeroport nga qeveria ka sjellë përplasjen e radhës mes ekzekutivit dhe presidencës. Presidenti nuk pajtohet me këtë vendim, teksa e konsideron antikushtetues këtë vendim.

Vjedhja e miliona eurove në aeroport ka ndikim edhe në ekonominë shqiptare. Kompanitë e sigurimit në vend ngrenë alarmin pas grabitjes në ‘barkun e avionit’ në Rinas. Përfaqësues të kompanive të sigurimeve thonë me shumë shqetësim se Kompanitë siguruese botërore kanë ndezur llampën e kuqe për Shqipërinë. Ne cilësohemi si vendi me rrezikshmëri të lartë lidhur me këto problematika.

A ka drejtësi për një ngjarje të përsëritur. Të gjithë vetshpallen të pafajshëm e askush nuk iku në shtëpi pas kësaj ngjarje të rëndë kriminale, ku shtyllat kryesore të një shteti janë cënuar. Por sot pa gjykata dhe pa drejtësi duket se drejtësia më e pakta do të vonojë dhe më keqja rrezikon të mos bëhet.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...