Shqetësimit për vendimin e Holandës e cila vendosi sot rikthimin e regjimit të vizave për shqiptarët i është bashkuar edhe ish-deputeti i PD, Genc Pollo. Në një reagim në rrjetet sociale, Pollo bën përgjegjëse qeverinë shqiptare. Sipas tij, vitet e fundit emigracioni masiv i shqiptarëve dhe bashkëpunimi i qeverisë me grupet kriminale, kanë rritur skepticizmin e vendeve të BE, duke ardhur deri në këtë vendim ekstrem të Holandës. Holanda, paralajmëron ai, është e para që reagoi, por s’do jetë e fundit…
Reagimi i plotë
Sot mësuam lajmin se Dhoma e Ulët (Tëeede Kammer) hollandeze vendosi me një shumicë prej dy të tretash ku përfshiheshin partitë e koalicionit qeveritar që t’i kërkojë qeverisë së saj rikthimin e vizave për shtetasit shqiptarë. Arsyeja? Shtimi i padurueshëm i kriminalitetit dhe emigracionit të paligjshëm nga vendi ynë.
Deri tashti nuk ka reagim nga pushtetarët që janë shpërndarë nga Italia në Arabi prej ku postojnë fjali pa shumë kuptim mbi bashkëpunimin, intergrimin e turizmin. Mbase do të japin më vonë ndonjë koment. Por me gjasë jo.
Ndërkohë lajmi i përhapur gjerësisht nga ëebsitet e rrjetet sociale vë bast që që ka prekur fort nervin e publikut. Shumë fort se deklaratat për çeljen e negociatave me BE, për reformën zgjedhore apo për emrin e kandidatëve bashkiakë. Në retrospektivë liberalizimi i vizave në dhjetor 2010 mund të shihet si arritja më e madhe, dmth më me impakt në publik, e qeverisë Berisha 2009-2013 dhe e Lulzim Bashës si Ministër i Brendshëm. Dhe nuk kishte si të ishte ndryshe në një vend ku popullsia e mbetur ishte vetëm sa dyfishi i popullsië së emigruar në zonën Schengen dhe vizitat tek familjarët në Greqi, Itali parapriheshin nga rradhë të gjata e trajtime shpesh poshtëruese në sportelet e vizave.
Lajmi i sotëm është sinjali i parë serioz zyrtar se po fillon çmontimi i kësaj arritjeje të prekshme. Shkaqet nuk janë të paqarta. Për herë të parë Raporti 2018 mbi Narkotikët i Departamentit të Shtetit të ShBA e cilësoi Shqipërinë si një “bazë operative” për ” organizatat e krimit të organziuar” (saktë kështu) që operojnë në Europë e gjetiu. Dhe bazë operative nuk mund të bësh kudo, por vetëm aty ku ke “krahët e ngrohta”.
Reagimi hollandez ishte i paralajmëruar. Hollanda ishte shteti i parë por gjasat janë që të mos jetë i fundit.
Sepse fijet e qeverisë rilindiste me krimin e organizuar nuk kanë shans të priten sa kohë rilindistët mbeten në pushtet. Po ashtu edhe emigracioni masiv i të pashpresëve do të vazhdojë përderisa është mundësia duke u bërë një shkak dytësor që kjo mundësi të zhduket.
Dhe megjithatë, me dëshirën për të parë anën e mirë tek një e keqe e madhe, shpresoj se lajmi holandez do të zgjojë e nxisë edhe ata gjysëm të mpirë e çerek skeptikë të kuptojnë se lëvizja popullore e nxitur nga opozita eshtë jo vetëm shpresa e vetme por edhe një shans i brishtë për të shmangur fatalitetin e për të tentuar diçka më të mbarë.
P. S. Ndërkohë qeveria reagoi duke thënë se shifrat e krimit e emigracionit janë rënie dhe se motivet e deputetëve hollandezë janë elektorale.
P. P. S. Zoti Grapperhaus, ministri i Drejtësisë i Hollandës, pasi u kthye në fillim të prillit nga vizita në Shqipëri, deklaroi se krimi shqiptar ishte kthyer në shqetësim kryesor ne tre vjetët e fundit duke filluar nga tregtia e kokainës